Pas samitit të liderëve të Bashkimit Evropian kryeministri Bojko Borisov deklaroi se Bullgaria bashkë me shtetet e tjera po mendon për mundësinë për ngritjen e padisë kolektive në Gjykatën e Bashkimit Evropian kundër marrëveshjes për paketën “Mobiliteti”. Marrëveshja në fjalë ishte arritur ndërmjet Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
Borisovi nënvizoi se diskutimi mbi këtë temë nuk ka përfunduar. Sipas fjalëve të tij nga njëra anë Bashkimi Evropian përpiqet të reduktojë ndotjen e mjedisit, nga ana tjetër miraton rregulla, të cilat çojnë në rritjen e emetimeve të gazeve të dëmshme – kjo bëhet me rregullën që kamionët dhe shoferët e tyre të detyrohen të kthehen shpesh më vendin, ku ata janë regjistruar. Borisovi nënvizoi se vendet e Evropës Perëndimore, të cilët insistojnë më shumë për miratimin e rregullave të reja, i kanë zhvendosur prodhimet e tyre më ndotëse në Azi.
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..