Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozita bullgare për gjuhën e Maqedonisë së Veriut është miratuar në Kuvendin Popullor

Ambasadori bullgar në Shkup Angell Angellov
Foto: BGNES

Pyetjes nëse pozita e shprehur nga Akademia Bullgare e Shkencave se nuk ekziston gjuha maqedonase është ajo zyrtare e vendit tonë, Ambasadori ynë në Shkup Angell Angellov iu përgjigj se kjo është një pozitë e bashkërenduar në Parlamentin bullgar.

Gjatë tetorit Kuvendi Popullor deklaroi se përkrahja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut “nuk do të jetë për llogari të shtrembërimit të ngjarjeve historike, dokumenteve, artefakteve dhe të rolit të personave të rëndësishëm për historinë bullgare”.

Deklarata u bën thirrje qeveritarëve maqedonas që të “zbatojnë në mënyrë efektive, pa vonesë dhe me vullnet të lirë Traktatin e Fqinjësisë së Mirë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2017”  dhe “të respektojnë në mënyrë të përpiktë formulën e ratifikuar nga të dy parlamentet sa i përket gjuhës zyrtare në Maqedoninë e Veriut”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD