Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një lis pesëshekullor u bë “Pema e vitit” në Bullgari

Foto: bepf-bg.org

Për vit të dhjetë të radhës përcaktuan përmes votimit pemën bullgare, e cila do ta prezantojë vendin tonë në konkursin “Pema evropiane e vitit”, që përfundon gjatë pranverëssë vitit 2020 me shpalljen e fituesit nëParlamentin Evropian. Konkursi bullgar quhet “Pemë me rrënjë” dhe i përgjigjet synimit të organizatorëve nga fondacioni “EkoBashkësi” të prezantojnë pemët më të rëndësishme dhe të dashura nga krahinat e ndryshme të vendit.

Këto nuk janë patjetër llojet më të vjetra, më të larta ose më të vlefshme dhe të rralla, por janë ato të cilët i mbledhin dhe i bashkojnë njerëzit – thonë organizatorët e konkursit. Pikërisht të tilla janë 24 pemët e miratuara të garojnë për titullin “Pema e vitit”. Fituesi i madh midis tyre është lisi mbi 500-vjeçar nga fshati Novo Selo, rrethi i Veliko Tërnovos. Pema u zgjodh mes dhjetë finalistëve, çdo një nga të cilët mund të vazhdojë dhe gjatë viteve të ardhshme të garojë për titullin. Mes pemëve nga seleksionimi final janë pisha e zezë nga qyteti Smoljan (Bullgari Jugore), ahu shekullor nga rrethi i qytetit Gabrovo (Bullgari Qendrore), rrapi nga qyteti Goce Dellçev (Bullgari Jugperëndimore) , një pemë shumë të vjetër bushi nga qyteti Kazanllëk (Bullgari Qendrore) e të tjera.  Nga përgjithësisht 3000 votat e mbledhura për të gjithë pjesëmarrësit, lisi pesëshekullor nga Novo Selo ka fituar 1 073 në periudhën e votimit online.

Kryetari i bashkisë i Novo Selos Hristo Hristov shprehu një falënderim të posaçëm  njerëzve të rinj dhe fëmijëve të cilët kanë qenë shumë aktivë në votim për lisin e vjetër.

“Prej disa vjetëve e ndjekim këtë konkurs dhe donim të marrim pjesë, por gjithmonë e shtynim. Historia e lisit të vjetër është shumë interesante. Në të kaluarën fshati ynë i vjetër është gjendur 2-3 kilometra nga pozicioni i vet të tanishëm, në rrugën e madh dhe të rëndësishmendërmjet Sevlievos dhe Veliko Tërnovos – një rrugë shumë e gjallë, e cila ka lidhur qytetet Svishtov /në Danub/ dhe Kostandinopojë dhe prandaj stërgjyshërit tanë kanë vuajtur shumë për shkak të plaçkitjeve dhe grabitësve.  Në vendin, ku tani ndodhet fshati ynë, atëherë ka qenë një pyll i dendur lisi dhe kënetë. Më e guximshme atëherë ka qenënjë grua e ka lënë fshatin dhe ka ndërtuar shtëpinë e saj në pyll. Pak nga pak të njëjtën gjë e kanë bërë dhe njerëzit e tjerë, kurse me kalimin e kohës nga pylli i dendur ka mbetur vetëm ky lis. Ai dhe deri më sot është dëshmitari i vetëm i ngjarjeve që përpara 270 vjetëve. Përpara disa vjetëve  mbollëm një lis të ri shumë afër “plakut”. Kështu duam që t’ua lëmë brezave të ardhshëm këtë pemë, e cila është simbol i fshatit tonë dhe të gjithë bashkësisë sonë, e cila duhet të vazhdojë të jetojë bashkërisht dhe në mirëkuptim, ashtu siç ka qenë gjithmonë. E falënderoj fondacionin EkoBashkësi për këtë dekoratë! Kauzae tyre është shumë e vlefshme dhe meriton që të punohet për të”.  

Тë dekoruarit  në konkursin

Dobia praktike për pemën fitimtare është se ajo do të marrë një diagnostikim nga specialistët e Asociacionit të Arboristëve në Bullgari . Ata do të japin rekomandimet e veta për një kujdes më të madh për rruajtjen e saj. Kurse në këtë moment në fshat po përgatiten për festat e Krishtlindjeve, përsëri rreth lisit hijerëndë. Aty me një program folklorik do të “ndezin” frymën e Krishtlindjeve me gjendje të mirë shpirtërore, me peshqeshe për më të vegjlit, dhe kështu ideja për “pemën me rrënjë” do të japë një fryt të bollshëm dhe në të ardhme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD