Për vit të dhjetë të radhës përcaktuan përmes votimit pemën bullgare, e cila do ta prezantojë vendin tonë në konkursin “Pema evropiane e vitit”, që përfundon gjatë pranverëssë vitit 2020 me shpalljen e fituesit nëParlamentin Evropian. Konkursi bullgar quhet “Pemë me rrënjë” dhe i përgjigjet synimit të organizatorëve nga fondacioni “EkoBashkësi” të prezantojnë pemët më të rëndësishme dhe të dashura nga krahinat e ndryshme të vendit.
Këto nuk janë patjetër llojet më të vjetra, më të larta ose më të vlefshme dhe të rralla, por janë ato të cilët i mbledhin dhe i bashkojnë njerëzit – thonë organizatorët e konkursit. Pikërisht të tilla janë 24 pemët e miratuara të garojnë për titullin “Pema e vitit”. Fituesi i madh midis tyre është lisi mbi 500-vjeçar nga fshati Novo Selo, rrethi i Veliko Tërnovos. Pema u zgjodh mes dhjetë finalistëve, çdo një nga të cilët mund të vazhdojë dhe gjatë viteve të ardhshme të garojë për titullin. Mes pemëve nga seleksionimi final janë pisha e zezë nga qyteti Smoljan (Bullgari Jugore), ahu shekullor nga rrethi i qytetit Gabrovo (Bullgari Qendrore), rrapi nga qyteti Goce Dellçev (Bullgari Jugperëndimore) , një pemë shumë të vjetër bushi nga qyteti Kazanllëk (Bullgari Qendrore) e të tjera. Nga përgjithësisht 3000 votat e mbledhura për të gjithë pjesëmarrësit, lisi pesëshekullor nga Novo Selo ka fituar 1 073 në periudhën e votimit online.
Kryetari i bashkisë i Novo Selos Hristo Hristov shprehu një falënderim të posaçëm njerëzve të rinj dhe fëmijëve të cilët kanë qenë shumë aktivë në votim për lisin e vjetër.
“Prej disa vjetëve e ndjekim këtë konkurs dhe donim të marrim pjesë, por gjithmonë e shtynim. Historia e lisit të vjetër është shumë interesante. Në të kaluarën fshati ynë i vjetër është gjendur 2-3 kilometra nga pozicioni i vet të tanishëm, në rrugën e madh dhe të rëndësishmendërmjet Sevlievos dhe Veliko Tërnovos – një rrugë shumë e gjallë, e cila ka lidhur qytetet Svishtov /në Danub/ dhe Kostandinopojë dhe prandaj stërgjyshërit tanë kanë vuajtur shumë për shkak të plaçkitjeve dhe grabitësve. Në vendin, ku tani ndodhet fshati ynë, atëherë ka qenë një pyll i dendur lisi dhe kënetë. Më e guximshme atëherë ka qenënjë grua e ka lënë fshatin dhe ka ndërtuar shtëpinë e saj në pyll. Pak nga pak të njëjtën gjë e kanë bërë dhe njerëzit e tjerë, kurse me kalimin e kohës nga pylli i dendur ka mbetur vetëm ky lis. Ai dhe deri më sot është dëshmitari i vetëm i ngjarjeve që përpara 270 vjetëve. Përpara disa vjetëve mbollëm një lis të ri shumë afër “plakut”. Kështu duam që t’ua lëmë brezave të ardhshëm këtë pemë, e cila është simbol i fshatit tonë dhe të gjithë bashkësisë sonë, e cila duhet të vazhdojë të jetojë bashkërisht dhe në mirëkuptim, ashtu siç ka qenë gjithmonë. E falënderoj fondacionin EkoBashkësi për këtë dekoratë! Kauzae tyre është shumë e vlefshme dhe meriton që të punohet për të”.

Dobia praktike për pemën fitimtare është se ajo do të marrë një diagnostikim nga specialistët e Asociacionit të Arboristëve në Bullgari . Ata do të japin rekomandimet e veta për një kujdes më të madh për rruajtjen e saj. Kurse në këtë moment në fshat po përgatiten për festat e Krishtlindjeve, përsëri rreth lisit hijerëndë. Aty me një program folklorik do të “ndezin” frymën e Krishtlindjeve me gjendje të mirë shpirtërore, me peshqeshe për më të vegjlit, dhe kështu ideja për “pemën me rrënjë” do të japë një fryt të bollshëm dhe në të ardhme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin..