Kontrabandisti Petër Sllavov është një nga muzikantët më të suksesshëm të xhazit në ShBA dhe më konkretisht në Nju Jork. Ai është biri i bateristit të shquar në të kaluarën e afërt Petër Sllavov. Fëmijëria e tij ka qenë plot me muzikë dhe kështu fare e natyrshme ka ardhur zgjedhja e tij të rrugës së babait.
Në vitin 1998 Petër Sllavov ka fituar bursë nga kolegji muzikor “Burkley” dhe ka nisur për në Boston. Pak pas kësaj ka marrë njohjen për “mjeshtëri të jashtëzakonshme muzikore” dhe ka marrë bursë të plotë. Pas mbarimit të arsimit të vet atje ai e ka zgjedhur Nju Jorkun. Ka ekzekutuar në skenat më prestigjioze botërore të xhazit. Në edicionin e pestë të festivalit të xhazit në Plovdiv gjatë nëntorit ai prezantoi albumin e tij të debutimit „Little Stories“ („Histori të Vogla“).
Pjesët në të janë dhjetë dhe janë lidhur me përjetimet personale nga jeta e autorit. Në të gjejnë vend trishtimi për shkak të vdekjes së babait, nostalgjia për atdheun – këto janë disa nga temat që janë kthyer në muzikë.
Petër Sllavov jeton në SHBA tashmë 20 vjet. Për këtë kohë ai ka ekzekutuar me virtuozët më të mëdhenj të muzikës xhaz.
“Para disa vitesh punova me bandat e ndryshme të Joe Lovano, i cili është ndër saksofonistët më të mëdhenj amerikanë. Një nga formacionet, me të cilin punoj më shumë është Us Five. Me të dhe me grupet e tjera të Joe Lovano kam udhëtuar në të gjithë botën – tërë Amerikën, Evropë, kemi bërë koncerte bile në Gjeorgji. Para kësaj bashkëpunoja me kubanin Alfredo Rodriguez. Ai është virtuoz i pianos dhe për albumin e tij The Invasion Parade morëm nominim për Grammy. Kishim një projekt dhe me vetë Quincy Jones – Global Gumbo Project. Përveç kësaj ekzekutoj në disa formacione të tjera. Jam i lumtur me këtë se jetoj dhe punoj në Nju Jork, sepse këtu jam në “qytetin e shenjtë” të xhazit bashkëkohor.
Në Little Stories Petër Sllavov ka përdorur një kuartet harqesh, klarinetë dhe kitarë akustike, por ka dhe pjesa të ekzekutuara vetëm me kontrabas. Albumi është me tingëllim shumë i larmishëm dhe është mirë që të dëgjohet si një vepër prej shumë pjesësh, jo si pjesa të ndryshme pa lidhje mes tyre. Kështu “historitë e vogla” krijojnë një histori të pandarë dhe të madhe.
Në Plovdiv Petër Sllavov prezantoi albumin e tij bashkë me John Ellis (saksofon dhe bas klarinet) dhe Mark McLean (bateri). Ata të tre aktualisht janë personat prijës në skenën e xhazit në Nju Jork. Është parashikuar prezantimi i “Little Stories” në Nju Jork dhe pastaj në Amerikën Jugore dhe Azi.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Vlladislav Hristov
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..