Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Little Stories“ – albumi debutues i muzikantit xhazit Petër Sllavov

Kontrabandisti Petër Sllavov është një nga muzikantët më të suksesshëm të xhazit në ShBA dhe më konkretisht në Nju Jork. Ai është biri i bateristit të shquar në të kaluarën e afërt Petër Sllavov. Fëmijëria e tij ka qenë plot me muzikë dhe kështu fare e natyrshme ka ardhur zgjedhja e tij të rrugës së babait.

Në vitin 1998 Petër Sllavov ka fituar bursë nga kolegji muzikor “Burkley” dhe ka nisur për në Boston. Pak pas kësaj ka marrë njohjen për “mjeshtëri të jashtëzakonshme muzikore” dhe ka marrë bursë të plotë. Pas mbarimit të arsimit të vet atje ai e ka zgjedhur Nju Jorkun. Ka ekzekutuar në skenat më prestigjioze botërore të xhazit. Në edicionin e pestë të festivalit të xhazit në Plovdiv gjatë nëntorit ai prezantoi albumin e tij të debutimit „Little Stories“ („Histori të Vogla“).

Pjesët në të janë dhjetë dhe janë lidhur me përjetimet personale nga jeta e autorit. Në të gjejnë vend trishtimi për shkak të vdekjes së babait, nostalgjia për atdheun – këto janë disa nga temat që janë kthyer në muzikë.

Petër Sllavov jeton në SHBA tashmë 20 vjet. Për këtë kohë ai ka ekzekutuar me virtuozët më të mëdhenj të muzikës xhaz.

“Para disa vitesh punova me bandat e ndryshme të Joe Lovano, i cili është ndër saksofonistët më të mëdhenj amerikanë. Një nga formacionet, me të cilin punoj më shumë është Us Five. Me të dhe me grupet e tjera të Joe Lovano kam udhëtuar në të gjithë botën – tërë Amerikën, Evropë, kemi bërë koncerte bile në Gjeorgji. Para kësaj bashkëpunoja me kubanin Alfredo Rodriguez. Ai është virtuoz i pianos dhe për albumin e tij The Invasion Parade morëm nominim për Grammy. Kishim një projekt dhe me vetë Quincy Jones  – Global Gumbo Project. Përveç kësaj ekzekutoj në disa formacione të tjera. Jam i lumtur me këtë se jetoj dhe punoj në Nju Jork, sepse këtu jam në “qytetin e shenjtë” të xhazit bashkëkohor.

Në Little Stories Petër Sllavov ka përdorur një kuartet harqesh, klarinetë dhe kitarë akustike, por ka dhe pjesa të ekzekutuara vetëm me kontrabas. Albumi është me tingëllim shumë i larmishëm dhe është mirë që të dëgjohet si një vepër prej shumë pjesësh, jo si pjesa të ndryshme pa lidhje mes tyre. Kështu “historitë e vogla” krijojnë një histori të pandarë dhe të madhe.

Në Plovdiv Petër Sllavov prezantoi albumin e tij bashkë me John Ellis (saksofon dhe bas klarinet) dhe Mark McLean (bateri). Ata të tre aktualisht janë personat prijës në skenën e xhazit në Nju Jork. Është parashikuar prezantimi i “Little Stories” në Nju Jork dhe pastaj në Amerikën Jugore dhe Azi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Vlladislav Hristov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përmes 100 tokave" - Vjara Panteleeva na çon në një udhëtim drejt vetvetes

Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..

botuar më 24-06-13 11.35.PD

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD