Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sukseset e artit bullgar të baletit gjatë vitit 2019

Foto: operasofia.bg

Bullgaria është e njohur si një vend me tradita në fushën e artit të baletit. Sivjet u mbushën 90 vjet nga lindja e maestros Emill Dimitrov – një vizionar, me ide frymëzuese për të ardhmen  e forumeve tëkërcimit. Gjatë vitit 1964 ai krijoi Konkursin e Parë Profesional të Baletit – atë të qytetit Varna. Në sajë të dedikimit dhe të përpjekjeve të tij shumëvjeçare, forumi prestigjioz u afirmua  gjatë viteve si një qendër tërheqëse për shumë talente të reja, të cilët më vonë janë kthyer në kërcimtarë të klasës botërore.  

Gjatë këtij viti kishte akoma përvjetorë të tjerë të rëndësishëm. Festuam 120 vjet nga lindja e themeluesit të baletit bullgar Anastas Petrov. Për nder të tij në qytetin e tij të lindjes Dobriç që nga viti 1982 e këtej  zhvillohet konkursi që mban emrin e tij. Në edicionin e parë mbajtësi i dekoratës së madhe  për mjeshtëri të lartë artistike u bë Jasen Vulchanov, një nga yjet e baletit bullgar.

Gjatë muajit maj Teatri i Operës dhe Baletit në Sofje festoi 60-vjetorin e solistit të madh Jasen Vulchanov me një spektakël me muzikë të Xhuzepe Verdit “Zonja me kameliet”. Aty balerini i njohur bullgar u mishërua në rolin e Comte de Giray. Ai është nxënës i Shkollës Akademike Koreografike në Shën Petersburg. Ai është mbajtës i medaljes së artë dhe të bronztë nga konkursi i baletit të qytetit Varna. Ka qenë drejtor artistik i trupës së baletit të Operës së kryeqytetit që nga viti 1993 deri në vitin 2000.

Nuk mund të mos e përmendim edhe një  festë tjetër të madhe në Teatrin e Operës dhe Baletit në Sofje gjatë shkurtit të vitit 2019. Ky është festimi i 80-vjetorit të balerinës së parë të baletit bullgar Krassimira Koldamova.  Ajo ishte dekoruar me çmimin “Qaforja e Kristaltë” nga Lidhja e Muzikantëve dhe Kërcimtarëve Bullgarë për kontributin e saj ndaj baletit.  

Krassimira Koldamova ka përfunduar shkollën e baletit në Sofje, kurse pas kësaj ka bërë specializim në Teatrin Bolshoi të Moskës. Një nga rolet e saj më emblematike dhe të cilat mbahen mend është ky i Karmenit nga baleti me të njëjtin emër të Rodion Shchedrin dhe Zhorzh Bize, të cilin Koldamova e ka interpretuar për herë të parë tek ne. Krassimira Koldamova është një nga krijueset e baletit “Arabesk”(“Arabesque”). Gjatë vitit 1991 ajo themeloi shkollë të baletit në emër të vet, ku deri më sot e kësaj dite ajo vazhdon të punojë me fëmijët e talentuar, të dashuruar pas kërcimit klasik.

Në qoftë se do që të vallëzosh bukur dhe me elegancë, duhet të jesh i bukur dhe nga brenda”– kështu balerina i këshillon nxënëset e veta.

Kërcime të nxënësve nga studioja e baletit “Krasimira Kolldamova”

Gjatë muajit maj solistja e baletit Diliana Nikiforova prezantoi përshkrimin e saij të 30 vjetëve të fundit nga historia e baletit bullgar në librin  “Baleti kombëtar bullgar në fund të shekullit të XX-të dhe në fillim të shekullit të XXI-të”. Ai përmban mbi 400 fotografi, me momente nga procesi i përgatitjes, nga provat, nga premierat e paharruara.

Më 29 nëntor baleti “Arabesk” prezantoi premierën e përrallës së shquar të Hans Kristianit Andersenit “Mbretëresha e dëborës” . Koreograf i shfaqjes është Angelina Gavrilova, e cila është soliste në trupë. Dhe në këtë spektakël kërcimtarët nuk heqin dorë nga imazhi avangard vizual, me kostume skenike karakteristike dhe muzikë që ngjallë emocione të forta. Janë përdorur pjesë nga krijimet e Jan Sibeliusit, Modest Musorgskit, Çajkovskit e të tjerë, kurse lajtmotivi i vetë Mbretëreshës së Dëborës është tingëllimi i një stuhie.  Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare koreografja tregoi:

Anderseni nuk ka shkruar vetëm përralla për fëmijët, ai është një tregimtar i shkëlqyer dhe për më të moshuarit. Vendosa që ta bëj këtë adaptim në bazë të “Mbretëreshës së dëborës” pasi këtë ma propozoi drejtoresha jonë Boryana Sechanova. Ajo donte që repertori ynë të pasurohet me një shfaqje të re në bazë të një historie përrallore. Ky është krijimi im i parë si koreografe, të cilin unë e bëj vetë. Shpresoj se shfaqja do t’u ndikojë dhe fëmijëve, duke përdorur stilistikën e vallëzimit modern”.

“Mbretëresha e dëborës” realizim i baletit “Arabesk”

Një sukses të madh arriti Marta Petkova me pjesëmarrjen e saj në baletin “Bajaderka” në Oslo të Norvegjisë. Kritika është e njëzëri se prezantimi i bullgares në shfaqjen e koreografes  Natalia Makarova është një nga arritjet më të mëdha për baletin tonë gjatë viteve të fundit. Gjatë procesit të përgatitjes së shfaqjes bullgarja ka marrë rolin e heroinës kryesore Nikia dhe vetë ka zgjedhur për partner të saj solistin kryesor të teatrit “Marinskij” në Shën Petersburg Kimin Kim. Marta Petkova ka lindur në Sofje. Jeta e saj është lidhur me baletin që nga mosha 3 vjeçare. Gjatë vitit 1995  ka filluar të mësojë në Shkollën Kombëtare të Artit të Vallëzimit, kurse shtatë vjet më vonë është pranuar në trupën e Teatrit të Operës dhe Baletit  në Sofje. Në intervistat e veta tregon se, sado momente të vështira të ketë pasur asnjëherë nuk ka menduar që të heqë dorë nga baleti. “Në baleti nuk shikoj dhimbjen, por vetëm bukurinë. Me kalimin e kohës e kuptova se ja vlen të merresh me balet, në qoftë se je mes më të mirëve”.

Përgatitje për premierën e “Bajaderkës” në Oslo me pjesëmarrjen e Marta Petkovës

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: varna-ibc.org dhe arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD