Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kandidatët për President të Kroacisë – në balotazh

Foto: Xinhua / BTA

Presidentja e tanishme e Kroacisë – përfaqësuese e konservatorëve, do të jetë në balotazh kundër ish-Kryeministrit të majtë, tregojnë rezultatet e raundit të parë në zgjedhjet për President, të cilat u zhvilluan ditën e diel. Ish-Kryeministri Zoran Milanovićës htë në krye me mbi 29 për qind prej votave. Pas tij është Presidentja e tanishme Kolinda Grabar-Kitarović me mbi 26 për qind. Raundi i dytë i zgjehdjeve do të zhvillohet më 5 janar 2020.


Greqia dhe Qiproja i përgjigjen Turqisë në Mesdheun Lindor

Foto: euraktiv.com

Liderët e Greqisë, Qipros dhe të Izraelit do të takohen më 2 janar në Athinë, që të nënshkruajnë një marrëveshje për gazsjellësin në Mesdheun Lindor, bëri të ditur qeveria greke. Gazsjellësi do t’i lidhë fushat e gazit në akuatorinë mes Qipros dhe Izraelit me Greqinë dhe Italinë. Zëdhënësi i qeverisë së Qipros Stelios Petsas deklaroi se me marrëveshjen në fjalë të tria shtetet do t’u përgjigjen sipas fjalëve të tij fjalëve “provokuese” të Turqisë. Këtë verë Ankaraja filloi sondazhe të gazit në ujërat e Qipros, ndërsa muajin e kaluar lidhi marrëveshje me qeverinë e Libisë për kufijtë detarë, të cilët kalojnë përmes ujërave të detit midis Qipros dhe ishullit grek Kretë. Greqia dënoi marrëveshjet midis Tripolit dhe Ankarasë, ndërsa Presidenti turk nga ana e vet i quajti pretendimet greke “jo etike”.


Rumania shënoi 30 vjet nga rrëzimi i diktatorit të saj komunist Nicolae Ceaușescu

Foto: EPA/BGNES

Më 22 dhjetor Rumania shënoi 30 përvjetorin e rrëzimit të diktatorit komunist Nicolae Ceaușescu. Rebelimi kundër tij shpërtheu më 15 dhjetor 1989 në qytetin Timişoara, ku ka shumë hungarezë etnikë. Shkasi ishte dëbimi i pastorit hungarez László Tőkés, i cili kishte qëndrim kritik ndaj regjimit. Protestat gradualisht u zgjeruan dhe e pushtuan kryeqytetin, të nxitura nga zemërimi i qytetarëve kundër varfërisë dhe paligjshmërisë në vend. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Rumanisë, bashkë me të shoqen Elena u arratis nga Bukureshti, ku kishte demonstrata në masë dhe përleshje në rrugë. Më 22 dhjetor Nicolae dhe Elena Ceaușescu u arrestuan në qytetin rumun Târgoviște. U ekzekutuan pas një procesi të shkurtër më 25 dhjetor 1989. Gjatë Revolucionit Rumun u vranë mbi 1100 veta dhe mbi 3100 të tjerë u plagosën.


Një politikane austriake u bë ministre sllovene

Foto: @angelikamlinar / STA

Parlamenti i Sllovenisë votoi për emërimin e politikanes austriake Angelika Mlinar për ministre pa portofol. Parlamenti slloven votoi me 44 vota “pro” dhe 43 vota “kundër” Mlinarit, e cila ka qenë deputete në Austrinë fqinje. Megjithë origjinën e saj sllovene, Mlinari, 49 vjeçe, ka marrë nënshtetësi sllovene para disa ditësh, duke ruajtur nënshtetësinë e saj austriake. Kritikët e pyetën kujt do të jetë lujale në rast konfliktesh të interesave në BE –Sllovenisë, apo Austrisë? Pasi u emërua ministrja tha: “Ne duam t’i kapërcejmë kufijtë dhe të tregojmë se origjina nuk ka rëndësi, por vlerat tona janë me rëndësi”. Mlinari e përshkroi emërimin e vet në qeverinë e Marjan Šarecsi “triumf i diasporës sllovene dhe i pakicave, të cilat shpeshherë lihen pas dore dhe nënvlerësohen.


Një ligj për mediat i miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë shkaktoi debate të ndezura

Foto: EPA/BGNES

Pas debateve të vazhdueshme Parlamenti i Shqipërisë miratoi një paketë prej ligjesh për parandalimin e shpifjes, që parashikon gjoba të larta për mediat elektronike. Vendimet e reja legjislative do ta lejojnë Agjencinë për Mediat Elektronike për të vënë gjoba dhe në rast nevoje të mbyllë portale, në qoftë se sipas saj ato kanë publikuar shpife, ose “fake news”. Paketa u miratua megjithë protestat e 15 organizatave të medias dhe organizatave joqeveritare në Shqipëri, të cilat i bënë thirrje Parlamentit për të refuzuar projektligjet e propozuara nga qeveria. Sipas tyre në këtë mënyrë do të shkelet liria e fjalës dhe e mediave. Ato ngulin këmbë gjithashtu se aktet normative janë në konflikt me parimet ndërkombëtare. Komisionarja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës Dunja Mijatović gjithashtu vuri në dukje se ligji i ri do të jetë “një goditje e rëndë” kundër lirisë së fjalës”.


Stuhitë vështirësuan trafikun e trageteve në Greqi

Shumë porte në Greqi u mbyllën për shkak të erërave të fuqishme dhe stuhive detare. Fuqia e erës arri shkallën e nëntë për nga shkalla e Bofortit. Në disa vende dallgët arritën lartësi prej gjashtë metrash. Pa lidhje komunikimi mbetën Korfuzi, Zante dhe Qefalonia. U ndalua lëvizja e anijeve të lundrimit nga Kavala për në ishullin Thassos. Shumë autobusë me turistë, shumë prej të cilëve bullgarë, kamionë dhe vetura, u detyruan të presin rimëkëmbjen e trafikut të trageteve. 

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD