Yjet e muzikës bullgare Kirill Mariçkov, Ivan Leçev, Doni, vëllezërit Argirov etj. do të kujdesen për humorin festiv gjatë natës së Vitit të Ri. Sipas traditës në Sheshin “Princ Aleksandër I” banorët e miqtë e kryeqytetit do të kenë mundësi të asistojnë në koncertin “Skenë nën yjet” i cili sipas traditës do të transmetohet nga kanali 1 i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Veprimtaria do të fillojë në orën 22 orë bullgare dhe do të përfundojë gjysmë orë pas mesnatës. Parashikohet si gjithmonë në mbyllje të pranishmit të dëgjojnë himnin e Bullgarisë, këndimin kishtar “Për Shumë Vjet”, Vallja e Danubit nga kompozitori bullgar Diko Iliev. Edicioni i 20-të i koncertit përputhet me kremtimin e përvjetorit të 140 nga shpallja e Sofjes kryeqytet i Bullgarisë dhe me vjetorin e 60-të nga themelimi i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Minutat e fundit të vitit që po përfundon Televizioni Kombëtar Bullgar do të transmetojë edhe fjalimin tradicional të presidentit Rumen Radev me rastin e Vitit të Ri.Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..