Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projektet e suksesshme të pop skenës bullgare

Foto: pixabay

Viti 2019 qe një vit i fortë për muzikën pop bullgare. Shumë  këngëtarë të dashur gëzuan fansat e vet me këngë të reja, kurse në skenë dolën dhe “zbulime” të reja.

Me ardhjen e muajit të fundit të vitit doli dhe kënga e Vladimir Ampov - Grafa “Vëzhgues Anësor”, e përfshirë në albumin e tij të fundit me të njëjtin emër. Fillimisht kompozicioni ka qenë për zë dhe piano, por në sajë të Rumen Boyadjievit, i cili e ka përshtatur atë për orkestër, kënga u incizua nga ansambli i dhomës “Solistët e Sofjes”.

Këngët e tij më të njohura dhe interpretimet prej albumit të tij të ri, Grafa do t’i prezantojë në stadiumin “Ushtria Bullgare” më 10 korrik 2020.  “Të këndoj në hapësirë aq të madhe, përpara dhjetëra mijë vetave  do të jetë një kombinim prej emocionit të ndarë muzikor, prej ndjenjave të lirisë dhe të energjisë së përbashkët. Publiku në koncertet e mia është katalizatori më i madh dhe stimul për sukseset e mia. Përpara disa ditëve bëra një shëtitje nëpër terrenin e stadiumit “Ushtria Bullgare” - një vend i bukur në zemër të parkut të quajtur "Kopshti i Borisit", plot me gjelbërim - menjëherë e përfytyrova atë në mbrëmjen e koncertit”.

“Nuk do të mundesha”, një interpretim i Pavell & Venci Venc’ me pjesëmarrjen e posaçme të këngëtarit Lubo Kirov është pjesë nga albumi i dytë i duetit hip-hop, “Upgrade“. Historia e këngës filloi në një natë pranverore kur Pavell & Venci Venc’ u mblodhën të punojnë në një shtëpi në mal. Pas një momenti të shkurtër të të menduarit të dy vendosën njëzëri  se timbri lirik i këngëtarit Ljubo Kirov është më i përshtatshëm par një këngë kaq emocionuese si “Nuk do të mundesha”. E morën në telefon pas mesnate, ia lëshuan demo versionin dhe dy ditë më vonë, incizuan me Ljubon një nga pop këngët më të suksesshme bullgare për vitin 2019.

E ngjashme është historia e këngës më të re të Pavell & Venci Venc’ “Adres” në bashkëpunim me këngëtaren ALMA. Të tre njihen prej mjaft kohe, por për herë të parë punojnë bashkë.“E krijuam këngën në një moment emocionues për ne të tre, në të cilin çdo një qëndronte në pragun e diçkaje të re. Kjo këngë është në të vërtetë "ajër i freskët" për ne, kurse puna jonë me ALMA-n qe kaq e lehtë dhe e këndshme saqë në fund fare bëmë shaka nëse mos të bëhemi trio”, tregojnë Pavell & Venci Venc’.

Këtu është momenti të përmendim dhe debutimin më të fort muzikor në skenën tonë për vitin e kaluar, e pikërisht këtë të ALMA-s. Dy këngët e saj të para “Perfect” dhe “Don’t Know” jo vetëm që qëndruan për një kohë rekorde në majën e klasifikimeve bullgare, por arritën një sukses ndërkombëtar. MTV, VH1, Spotity, Apple Music, media në Poloni, Rusi, Greqi, Rumani dhe Turqi e përkrahën këngëtaren 16-vjeçare dhe e ndihmuan  për një periudhë të shkurtër kohe të arrijë një sukses marramendës. ALMA, e cila vetë i kompozon meloditë dhe shkruan tekstet e veta, punon me producentin muzikor rumun Monoir. Kënga “Out of Control” përsëri është incizuar në studion e “Thrace Music“ në Konstancë të Rumanisë dhe është bashkëpunimi i tretë midis këngëtares dhe producentit rumun.

Gjatë muajit tetor Mihaella Fileva lëshoi një video ndaj këngës “Të humbur në Parajsë”. Videoja është incizuar në ishullin e bukur grek Limnos, kurse regjisori është Bojko Shtonov. Për muzikën dhe tekstin këngëtarja bashkëpunonte me Pavell Nikollovin /pseudonimi i tij artistik është Pavell/, ndërsa kënga është pjesë e albumit të saj të dytë “Faqja e re”. Më herët gjatë këtij viti këngëtarja tregoi  anët e veta të ndryshme krijuese në këngën “Latino senjorita”, siç titullohet dhe albumi, këngë kjo e cila menjëherë u bë hit veror. Gjatë vjeshtës Mihaella Fileva zhvilloi turneun e vet të parë vetjak në qytetet Plovdiv, Bllagoevgrad, Veliko Tërnovo dhe Varna.

Maria Ilieva - këngëtarja me 30 këngë numër 1 dhe dekorata të shumta muzikore, zhvilloi një varg koncertesh në qytetet Plovdiv, Varna, Burgas dhe Sofja. Turneu “Më e mira e Maria Ilievës” prezantoi në një mënyrë të re disa nga këngët e saj më të suksesshme si “Ëndrra e hënës”, “Dashuria e vjedhur”, “Asgjë” e të tjera. Kohët e fundit këngëtarja i befasoi adhuruesit e vet me këngën e vet të parë në gjuhën spanjolle “Fuego” /“Zjarri”/. Kënga është vepër e një ekipi rumun, i cili vendosi kontakt me Maria Ilievën duke i propozuar për të incizuar këngën dhe ajo shumë shpejt u kthye në një nga këngët që transmetohet më shumë në eter.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD