Në studimet historike kushtuar muzikës klasike vendase, prej dekadash është i pranishëm pohimi i çuditshëm se Bullgaria ka qenë duke “ndjekur nga pas” kulturat muzikore evropiane dhe botërore.Kjo jo vetëm që është e gabuar, por edhe e padrejtë ndaj artistëve tanë, ndër të cilët është kompozitori i parë bullgar i trajnuar profesionalisht - Emanuill Manollov, i quajtur "themeluesi" i krijimtarisë sonë muzikore. Ashtu si të gjithë kolegët e tij nga brezi i mjeshtërve të parë, Emanuill Manollov zotëron talent të padyshimtë dhe kulturë të pasur muzikore. Dhe ashtu si bashkëkohësit e tij dhe artistët e brezit të ardhshëm që studiuan jashtë vendit, ai u kthye në atdhe për të investuar të gjitha njohuritë dhe aftësitë e tij në zhvillimin e muzikës bullgare. Sipas burimeve të ndryshme ai ka lindur në 1858, ose në 1860, por në dallim të vitit të lindjes, vendlindja e tij është e sigurt: Gabrovo - një qytet me njerëz të shquar, të arsimuar, sipërmarrës dhe ambiciozë, një qytet i ngritjes ekonomike dhe zgjimit kombëtar, i shkollës së parë laike bullgare.

Pak dihet për fëmijërinë dhe rininë e Emanuill Manollov, por dihet se ato ishin të mbushura me varfëri dhe vështirësi. Rreth një çerek shekulli më parë, regjisori i njohur bullgar Georgi Djullgerov krijoi një seri filmash për kompozitorët e parë të shquar bullgarë dhe në arkiva hasi historinë e vërtetë që dha idenë për operën e parë bullgare - "Fukaresha", autori i së cilës ishte Emanuill Manollov. Rezulton se prototipi i protagonistes, e detyruar të lypte fjalë për fjalë për të ushqyer fëmijët e saj, ishte nëna e kompozitorit. E mbetur pa mjete, ajo ndërmori rrezikun e madh duke shkuar me katër djemtë e saj në Kiev dhe duke u kërkuar bullgarëve të njohur atje ndihmë financiare për shkollimin e djemve. Kërkesa e saj nuk u pranua dhe gruaja e dëshpëruar thjesht… i braktisi katër fëmijët e saj. Të zbuluar nga bashkatdhetarët, ata u çuan në Këshillin Administrativ Bullgar në Odesë, ku rrugët e tyre u ndanë.
Meqenëse kishte një talent të spikatur në këndim, Emanueli u pranua në Kapelën e Korit të Moskës. Ai vazhdoi shkollimin në Konservatorin e Moskës. Studioi flaut, piano dhe lëndë teorike dhe bëri përpjekjet e para në kompozim. Ai nuk arriti të diplomohej, sepse me shpërthimin e Luftës Serbo-Bullgare u kthye në atdhe dhe shkoi në front si dirigjent orkestre. Nga viti 1885 deri në fund të jetës së tij punoi si mësues dhe muzikant ushtarak në Plovdiv, Asenovgrad dhe Kazanllëk.

Edhe pse ai mbetet në histori si autori i operës së parë bullgare, megjithëse shkroi edhe muzikë dhome dhe pjesë për bandë frymore, zhanri më i rëndësishëm në veprën e Emanuill Manollov është ai koral. Kënga e tij e famshme "Çfarë vajze pashë, o nënë" është e dashur dhe shpesh interpretohet edhe sot e kësaj dite. Ai është gjithashtu autor i shumë prej të ashtuquajturave "potpuri" për kor të përzier, i këngëve liturgjike, marsheve dhe këngëve të mrekullueshme shkollore dhe për fëmijë, ndër të cilat një shembull klasik mbetet "Je i bukur, o atdhe" bazuar në poemën madhështore të Petko Raçov Sllavejkov - një nga simbolet e krenarisë kombëtare bullgare.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Wikimedia Commons, Dimitër Benev, bg.wikipedia.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reKoncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
