Të hënën, më 30 dhjetor në orën 20.01 është regjistruar tërmet me magnitudë 4,1 të shkallës së Rihterit. Epiqendra ka qenë nën majën Musalla të malit Rila, në thellësi 1 kilometër nën sipërfaqen e tokës, informuan nga Instituti Kombëtar i Gjeodezisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Tërmeti ka zgjatur 5 sekonda dhe është ndjerë më fortë në qytetet Samokov dhe Dupnica, në vendpushimin malor Borovec, kështu edhe nëpër katet e larta të godinave në Sofje dhe Bllagoevgrad.
Nuk ka informacion për dëme materiale, nuk janë regjistruar dhe lëkundje të mëpasshme. Disa minuta para kësaj është regjistruar aktivitet i dobët sizmik në qytetet Razllog, Bansko dhe Belica, midis maleve Pirin dhe Rila (Bullgari Jugperëndimore).
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..