Me aktivitete të ndryshme, me pjesëmarrjen e nënreparteve ushtarake në tërë vendin, më 6 janar do të shënohet përvjetori i 172 i lindjes së poetit dhe revolucionarit të madh bullgar Hristo Botev. Ai vdiq në moshën 28 vjeç gjatë vitit 1876 në Kryengritjen e Prillit kundër zgjedhës turke. Në kulmin e kryengritjes poeti organizoi një çetë prej mbi 200 vetash nga emigracioni bullgar në Rumani, të cilët me anijen “Radecki” akustoi në bregun e lumit Danub, që të përkrahë bullgarët e rebeluar. Tri ditë më vonë Çeta e Botevit u shpartallua nga repartet e bashibozukëve, ndërsa Hristo Botev ra i vrarë afër majës Okollçica të malit Stara Pllanina. Heroizmi i tij kishte një jehonë të madhe në tërë Evropën, duke shkaktuar një valë të fuqishme solidariteti me popullin bullgar, që luftonte për lirinë e tij.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..