Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria merr borxh të ri të jashtëm me vlerë 100 mln. euro

Banka Popullore Bullgare
Foto: arkiv

Javën e ardhshme Bullgaria do të marrë borxh të ri të jashtëm prej 100 mln. eurosh me afat 5-vjeçar. Banka Popullore Bullgare shpalli se në lidhje me këtë më 13 janar do të zhvillohet një ankand për emetimin e obligacioneve të reja 5-vjeçare që do të sjellin interes me vlerë të përbashkët 100 miliona euro.

Sipas kushteve të përcaktuara nga Ministria e Financave letrat me vlerë janë të llojit të hapur me interes vjetor fiks 0,01%. Emetimi do të jetë 1827-ditor me datë fillimi 15 janar 2020 dhe me maturitet më 15 janar 2025.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD

Bullgaria është e kërcënuar me sanksione nga KE nëse nuk përshpejton miratimin e projekteve të energjisë së rinovueshme

Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..

botuar më 24-09-26 4.44.MD