Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka bullgarë të lënduar gjatë sulmeve raketore në Irak

Televizioni shtetëror i Iranit tregon lëshimin e raketave kundër bazës amerikane Al-Asad në Irak
Foto: EPA/BGNES

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se nuk ka të dhëna për bullgarë të lënduar gjatë sulmeve raketore të Iranit në bazat irakiane që strehojnë amerikane dhe ndërkombëtare. Të gjithë nëpunësit e ambasadës bullgare në Bagdad dhe të përfaqësisë tregtare në Erbil janë në gjendje të mirë.

Dje dy ushtarë bullgarë nga misioni stërvitës i NATO-së ishin evakuuar nga Iraku. MPJ-ja e bëri këtë njoftim pasi dy bazat irakiane, ku ndodhen amerikanë, ishin goditur me raketa balistike.

Televizioni shtetëror iranian informoi se sulmi është një hakmarrje për vrasjen е kryer nga ShBA-ja të Kasem Soleimanit, komandantit të trupave iraniane elitë. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..

botuar më 25-10-21 7.40.MD

Pushtetarët diskutuan të ardhmen e kabinetit në errësirë mediatike

Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..

rinovuar më 25-10-21 5.51.MD

Brenda një muaji, Bullgaria është përmendur 7 herë si një vend i lidhur me ushqime të rrezikshme

Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..

botuar më 25-10-21 4.11.MD