Faleminderit shumë, për mua prania juaj ishte nder dhe kënaqësi, tha Presidenti i Egjiptit Abdel el-Sisi pas takimit të tij me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov në bazën ushtarake “Bernis” në Detin e Kuq. Do të shihemi së shpejti në Bullgari, siç folëm, shtoi el-Sisi.
Avancimi i madh i kontakteve tona politike gjatë dy vjetëve të fundit do të sjellë cilësi të lartë në bashkëpunimin bilateral në të gjitha sferat, tha Borisovi gjatë bisedimeve të tij me mikpritësit. Borisovi nënvizoi se Bullgaria ka interes më të madh në bashkëpunimin në fushën e energjetikës, duke pasur parasysh burimet e gazit natyror, me të cilat disponon Egjipti, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër – realizimin e shumë projekteve energjetike në Bullgari.
Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..
Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..