Një ditë pas fillimit të sesionit të ri parlamentar (më 15 janar), reagimet në hapësirën publike sa i përket kësaj ngjarjeje tregojnë se synimet e shpallura të partive politike janë lënë në hije nga zëvendësimi i Ministrit të mjedisit dhe ujërave.
Disa media nënvizojnë se titullari i mëparshëm i këtij posti Neno Dimov ishte liruar, kurse ministri i ri – Emill Dimitrov, ishte miratuar në mungesën e Kryeministrit Bojko Borisov me të njëjtin vendim. Neno Dimov po ndodhet në paraburgim me akuzë për keqmenaxhim të qëllimshëm për shkak të kizës me mungesën e ujit të pijshëm në qytetin Pernik
Përshtypje të madhe bëri refuzimi i partisë opozitare “Volja” që të marrë pjesë në votimin për ndërrimin e ministrit. Për shkak të këtij vendimi të saj procedurat e lidhura me miratimin e ministrit të ri kaluan pa probleme. Ky pozitë e “Voljës” përkon tërësisht me mendimin e politologut Hristo Pançugov, të shprehur para mikrofonit të BNR-së. Sipas tij qeverisja aktuale e Bullgarisë është pa alternativë, funksionimi i Parlamentit është bërë i pakuptimtë, sepse nuk ka ndarje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës. „Sikur ka konsensus për përfundimin e mandatit të kësaj qeverie”, kurse kjo gjë e bën që të mendojmë se mocioni i mosmesimit ndaj qeverisë së tretë të Bojko Borisovit, i cili po diskutohet nga opozita, nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë situatën politike në vend. Sepse asnjë nga partitë parlamentare nuk kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Në intervistën në fjalë politologu shtoi gjithashtu se pavarësisht se pushteti duket i sigurt, çdo një krizë e ardhshme mund të shkaktojë ndryshim të papritur. Ndoshta dhe për këtë arsye vëmendja e mediave është përqendrosh më shumë mbi ministrin e ri, sesa mbi synimet e shprehura nga ana e forcave parlamentare sa i përket sezonit të ri politik.
Mediat komentojnë më shumë premtimin e Emill Dimitrovit se do të bëjë çdo gjë të mundshme për kapërcimin e krizës në Pernik në bashkëpunim me të gjithë Këshillit të Ministrave dhe personalisht të Kryeministrit Bojiko Borisov. Në deklartat e veta ministri i ri nënvizoi se tashmë merret me angazhime konkrete në këtë drejtim. Gazeta “Dnevnik” komenton deklaratën e Dimitrovit se do të veprojë më shumë si administrator, sepse nuk është specialist në sektorin ekologjik, dhe do të përpiqet të bashkëpunojë sa më shumë me ambientalistët.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..