Prokuroria po heton veprimtarinë e Bashkimit Kombëtar Bullgar. Ai është organizatori i paradës nacionaliste “Llukov Marsh” që zhvillohet më 22 shkurt dhe është ndaluar me urdhër të kryetares së Bashkisë së Kryeqytetit.
Hetimi është nisur në lidhje me një krim të kryer me karakter të përbashkët dhe do të kontrollojë në se respektohen dispozitat e Ligjit për partitë politike.
“Llukov Marsh” është paradë për nder të kujtimit të gjeneralit Hristo Llukov, lider i një organizate fashiste në Bullgari gjatë kohës së Luftës së dytë Botërore.
Personaliteti i gjeneralit është kontradiktor dhe vitet e fundit parada e tij përkujtimore mbledh neonazistë nga e gjithë Evropa. Shumë organizata joqeveritare bullgare dhe media botërore protestojnë kundër kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar si shfaqje e ekstremizmit të skajshëm.
Pranimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është një arritje e shumë qeverive dhe e shumë ekspertëve. Nuk do të lejojmë që të vendoset një lugë katrani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili personalisht inspektoi urën e Danubit afër Ruses...
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë,..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...