Kompania amerikane Westinghouse Electric Company nënshkroi marrëveshje për modernizimin e centralit atomik elektrik “Kozloduy”.
Westinghouse bëri të ditur se pas punës së saj mbi sistemet e informacionit dhe të kontrollit të blloqeve të 5-të dhe të 6-të të centralit bërthamor, ato do të punojnë sipas standardeve më të reja të paktën akoma 30 vjet – d.m.th. deri më 2049. Kjo do të sigurojë konkurrueshmëri më të madhe dhe efikasitet në mënyrën e punës së reaktorëve.
Digjitalizimi dhe modernizimi i pajisjes bërthamore është një element kyç prej operacioneve afatgjata të klientit tonë dhe prandaj është prioritet strategjik për Westinghouse, tha presidenti i kompanisë për Evropë Tarik Choho.
Ai kujtoi se me centralin atomik “Kozloduy” Westinghouse punon tashmë 15 vjet. Vlera e marrëveshjes së saponënshkruar është 32 miliona euro.
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..