Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht nga vështirësitë gjatë 2019-ës turizmi është në rritje

Foto: tourism.government.bg

Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar në Bullgari nga janari deri në nëntor 2019 janë 3,6 mlrd. euro, informoi Banka Popullore Bullgare. Pavarësisht nga vështirësitë kjo është një rritje minimale prej 0,02% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 kur të ardhurat nga turizmi bullgar arritën kulmin e tyre, komentojnë nga Ministria e Turizmit.

Vetëm për nëntorin 2019 të ardhurat nga turistët e huaj janë mbi 153 miliona euro. Rritja në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2018 është 6,7%. Gjatë nëntorit është regjistruar dhe rritje e numrit të turistëve nga jashtë për 7,5% dhe numri i tyre ka qenë 442 178 veta.

Gjithsej nga janari deri në nëntor 2019 në Bullgari janë regjistruar 8 832 405vizita të të huajve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev: Mbështetja e përbashkët për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..

botuar më 25-11-26 4.52.MD

Çmimet e gazit natyror do të bien me mbi 4% në dhjetor

Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..

botuar më 25-11-26 3.54.MD

Sipas shumicës në pushtet, deficiti real në Buxhetin 2026 do të jetë 2.7%

Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-26 1.41.MD