Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1/3 prej familjeve bullgare paguajnë vështirë llogaritë e tyre

Foto: Radio Vidin

Çdo një familje e tretë në Bullgari haset me vështirësi në pagimin e llogarive komunale. Për nga ky tregues Bullgaria është në vendin e parafundit në BE. Vetëm në Greqi 36 për qind e familjeve e kanë këtë problem. Përpara Bullgarisë janë Kroacia dhe Rumania, ku 17 dhe 14 për qind e familjeve i kanë këto vështirësi. Në Holandë, Çeki, Suedi dhe Austri vetëm 2 për qind e familjeve vonohen me pagimet. Treguesi mesatar për BE-në gjatë vitit 2018 është 7 për qind. Familjet bullgare  me fëmijë të vegjël – 24.4 për qind, hasen me më shumë probleme në krahasim me familjet pa fëmijë, ose me fëmijë të rritur – 26.6 për qind, tregon Eurostat. Sa për familjet me 3, ose më shumë fëmijë – mbi gjysmën e tyre – 53.3 për qind nuk mund të paguajnë me kohë llogaritë e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Sezoni turistik duhet të zgjatet, sipas ministrit të turizmit në detyrë

2024 është viti më i mirë pasi ka statistika për të ardhurat nga turizmi, akomodimet turistike, numrin e turistëve dhe regjistrimet e turistëve, numrin e personave që kanë kaluar nëpër pikat kufitare, tha ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev...

botuar më 24-10-04 12.18.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria duhet të jetë gati për të gjithë skenarët në Lindjen e Mesme

Ne duhet të jemi gati për skenarin më të keq, sepse situata u përshkallëzua pas sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit kundër Izraelit, tha për BNT ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Kemi hapa reagimi, që është përshkallëzimi i radhës”, theksoi..

botuar më 24-10-04 10.47.PD

6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e ardhshëm, parashikon Agjencia “Market Links”

Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të porositur nga bTV. GERB-SDS fiton 23.1 për qind. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe..

botuar më 24-10-04 10.32.PD