Mbi 80 për qind prej territorit të Kënetës karstike të Dragomanit në rrethin e Sofjes është prekur nga zjarri që shpërtheu dje. Nga zjarri janë dëmtuar dy zona të mbrojtura nga rrjeti Natura 2000. Janë djegur gjithashtu një shteg ekologjik dhe një kullë për monitorim të shpendëve. Për ta monitoruar vendin mbërriti Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Emill Dimitrov. Shkaqet për shpërthimin e zjarrit po sqarohen. Një prej versioneve është për zjarr të shkaktuar me dashje nga gjahtarët e paligjshëm. Lokaliteti përfshin territore të mbrojtura, ku ka lloje të rralla kafshore dhe bimore.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..