Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 80 për qind prej Kënetës së Dragomanit është prekur nga zjarri

Foto: BGNES

Mbi 80 për qind prej territorit të Kënetës karstike të Dragomanit në rrethin e Sofjes është prekur nga zjarri që shpërtheu dje. Nga zjarri janë dëmtuar dy zona të mbrojtura nga rrjeti Natura 2000. Janë djegur gjithashtu një shteg ekologjik dhe një kullë për monitorim të shpendëve. Për ta monitoruar vendin mbërriti Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Emill Dimitrov. Shkaqet për shpërthimin e zjarrit po sqarohen. Një prej versioneve është për zjarr të shkaktuar me dashje nga gjahtarët e paligjshëm. Lokaliteti përfshin territore të mbrojtura, ku ka lloje të rralla kafshore dhe bimore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Statistika Kombëtare raporton një rritje të qëndrueshme të PBB-së prej 3.1%

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..

botuar më 25-06-08 4.15.MD

"Çaji Bimor i Stranxhës" u bë produkt i mbrojtur në BE

Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori 2025, çajit unik bullgar i është dhënë statusi i Emërtimit të Mbrojtur të Origjinës. Ai prodhohet nga..

botuar më 25-06-08 5.15.PD

Bashkia e kryeqytetit angazhon vullnetarë për punë mbi kauza të ndryshme shoqërore

Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të ndihmojnë në drejtime të ndryshme dhe në situata krizash, është e drejtorisë “Sport dhe veprimtari..

botuar më 25-06-07 2.00.MD