Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria fton Kanadanë që të hapë ambasadë të saj në Sofje

Foto: mfa.bg

Zëvendësministri i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi në Otava me David Morrison, këshilltar i Kryeministrit Justin Trudeau për politikën e jashtme. Ishte nënvizuar se heqja e vizave për qëndrim afatshkurtër të shtetasve bullgarë ofron mundësi të reja për kontakte mes njerëzve dhe bizneseve.

Të dy ishin të mendimit se ka nevojë për dialog politik të nivelit të lartë dhe për forcimin e partneritetit bilateral.

Morrison tha se Bullgaria e ka përkrahjen e Kanadasë në procesin e aderimit ndaj Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Georgievi nga ana e vet theksoi se ka nevojë për hapjen e ambasadës kanadeze në Sofje. Kanadaja është shteti i vetëm i G7-ës, i cili nuk ka përfaqësi të vet në Bullgari, deklaroi diplomati bullgar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD