Kompania IT e cila krijoi një program për zhvillimin dhe tërheqjen e talenteve dhe të inovacioneve në vendin e punës dhe shoqata e cila krijoi softuer për menaxhimin e shpenzimeve biznes në kohë reale me aplikim në 10 shtete të BE-së. Ato janë fituesit në Konkursin Kombëtar “Ndërmarrje inovative të vitit 2019”, të cilat morën dallimin “Arritje të larta në inovacionet”. Konkursi zhvillohet çdo vit nën kujdestarinë e presidentit të Bullgarisë që nga viti 2004 e këtej. Organizator është Fondacioni “Studime dhe komunikacione aplikuese”. Ndër të nominuarit sivjet ishin ndërmarrje që punojnë në fushën e teknologjive të informacionit dhe të aplikacioneve të celularëve, inovacione në sferën e marketingut, në administrimin e të dhënave, në industrinë agrare, në mjekësi etj. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve, e cila u zhvillua në Presidencën më 30 janar asistuan përfaqësues të vënëve liderë në sferën e inovacioneve – Gjermani, Japoni, Koreja e Jugut, Izrael, Britania e Madhe, Poloni, të cilët janë ndër partnerët kryesorë të kompanive të dalluara bullgare.
Pllamen Cekovi është drejtor ekzekutiv i kompanisë Scale Focus, kompani kjo e cila ishte ndër finalistët e konkursit. Për Radio Bullgarinë ai tha:
 Megjithëqë startuam në Bullgari, në praktik ofrojmë  projektet tona softuer në mbarë botën. 80 për qind  prej projekteve tona realizohen në Amerikën Veriore dhe në Evropën Perëndimore.  Kompania ekziston pothuajse që prej 8 vitesh. Megjithëqë jemi një shtet i vogël  mund të realizohen edhe projekte të mëdha. Për këtë është i domosdoshëm një  ekip i mirë dhe shumë kurajë, doemos edhe punë këmbëngulëse. Qëllimet duhet të  jenë jo vetëm ambicioze por edhe të arritshme. Brenda 20 viteve të fundit  industria softuer tek ne u zhvillua shumë dhe tani është në një nivel të lartë.  Ja përse shumë të huaj orientohen të vijnë në Bullgari  për të punuar në këtë sektor. Krahas kësaj edhe shumë bullgarët të cilët  kërkuan bukën e gojës jashtë shtetit filluan të rikthehen në vend, sepse këtu  mund të realizohen më shpejtë se sa në vendet e Evropës Perëndimore. Tani Bullgaria  është një vend më i mirë për punë, mjafton vetëm njerëzit të mendojnë më  gjerësisht dhe të mos kufizohen vetëm në kuadrin e tregut bullgar.

Inovacionet janë çelësi për rritjen e qëndrueshme  ekonomike,  por janë edhe dera drejt së  ardhmes sonë, tha presidenti Rumen  Radev. Ai tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve mbi  domosdoshmërinë e krijimit të Qendrës Kombëtare të Inovacioneve. 
 Inovacionet jo vetëm që krijojnë një mjedis më të mirë për jetë, por  formojnë njerëzit e së ardhmes. Inovacionet edukojnë njerëzit të mendojnë  pozitivisht, të posedojnë forcën të mbrojnë idetë e veta, të parashikojnë  zhvillimet disa hapa përpara. Është e domosdoshme një mbështetje edhe më të  gjerë shtetërore. Përqindja që caktohet nga shteti për veprimtari kërkimor-shkencore  nuk është e kënaqshme. Çështja është jo vetëm që të jepen paratë, por edhe  proceset të organizohen në mënyrë më të mirë. Është koha të krijohet Qendra  Kombëtare e Inovacioneve. Në institucionin presidencial punojmë mbi idenë që  nga mosha më e re nxënësit të fillojnë të merren me inovacione të provokohen të  mendojnë në mënyrë përparimtare. Kemi propozim që në çdo qytet më të madh të  krijojmë një qendër të teknologjive digjitale dhe të inovacioneve, ku nxënësit  mund të shkojnë për të mësuar. Ato qendra duhet të pajisen me teknologjitë më  moderne dhe më të avancuara. Aty nxënësit do të përgatiten falas për të ardhmen  dhe do të formohet te ta kultura inovative. Kështu ata do të përgatiten për  teknologjitë e reja dhe kjo do të ndikojë mbi zhvillimin e tërë kulturës prej  novatori në Bullgari. Është e domosdoshme të edukojmë një brez të  bullgarëve të rinj, të guximshëm dhe novatorë.

Foto:ScaleFocus, BTA
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
 Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi

								Reshje