Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesmenë të mëdhenj bullgarë në qendrën e vëmendjes së drejtësisë

Kryeprokurori Ivan Geshev: “Askush nuk është i paprekshëm nga ligji. Në se kishte ndonjë periudhë të tillë në historinë bullgare pas vitit 1989, ajo është në të kaluarën. Bullgaria po ndryshohet."
Foto: BGNES

Pas biznesmenit Cvetan Vasilev, pronar i Bankës së falimentuar Korporative, i cili akuzohet për krime për 1.4 miliard euro, pas bosit të prodhimit të alkoolit Minju Stajkov me 70 milion euro të sekuestruara, pas familjes Arabaxhievi, milionerë në biznesin turistik dhe pas familjes Banevi, me pasuri grumbulluar nga industria kimike, në qendrën e vëmendjes së drejtësisë bullgare hyri Vasill Bozhkovi – njeri prej biznesmenëve më të pasur dhe më të njohur që nga fillimi i tranzicionit drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Supozohet se pasuria e tij tejkalon 1 miliard euro.

Kryeprokurori Ivan Geshev ndërmori hapa kundër tij menjëherë pasi në parlament u miratuan korrigjimet në Ligjin e Lojërave të Fatit, sipas të cilave lotaritë në vend bëhen shtetërore. Deri tashti Bozhkovi e drejtonte pjesën dërmuese të këtij biznesi në vendin tonë dhe fitimet e tij evidentohen në më se 500 milion euro në vit. Ja përse ai nuk fshehu indinjatën nga nacionalizimi dhe monopolizimi i lojërave të fatit. Krahas kësaj Bozhkovi është faktor si në sigurimet  ashtu edhe në ndërtim. Pronëson edhe koleksionin më të madh privat të tablove dhe sendeve antike me vlerë nga 200 deri në 600 milion eruo. Ky koleksion aktualisht po merret nga autoritetet.

Në saj të subvencionimit të tij vazhdon të ekzistojë edhe një nga klubet më të mëdha futbollistike në vend “Levski”. Vet Bozhkovi e braktisi Bullgarinë, por u zbulua në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u arrestua në përputhje me urdhrin ndërkombëtar për arrestim të Prokurorisë Bullgare dhe tani pret ekstradim. Kundër biznesmenit janë ngritur 7 akuza – për udhëheqjen e grupit të organizuar kriminal, për detyrim, për shantazh, për ryshfete, për nxitjen e krimeve në detyrë, për krime financiare dhe për fshehjen e të ardhurve. Sipas prokurorisë, taksat e papaguara nga firmat e tij të kumarit në thesar tejkalojnë 300 milion euro. Prokuroria ka dyshime, se Bozhkovi është fajtor për vrasje dhe përdhunime.

Duke folur për “oligarkët bullgarë” vet kryeprokurori Ivan Geshev shpjegoi situatën ashtu: “Askush nuk është i paprekshëm nga ligji. Në se kishte ndonjë periudhë të tillë në historinë bullgare pas vitit 1989, ajo është në të kaluarën. Bullgaria po ndryshohet. Ai i cili nuk e ka parë dhe nuk e ka kuptuar këtë, nëse do të shkelë ligjin, do të mbajë pasojat dhe do të hidhet para gjyqit bullgar.

Të gjitha këto aksione të pushtetit provokojnë mendime kontradiktore në shoqëri. Në parim bullgarët janë skeptik ndaj të pasurve, sepse janë të bindur se milionët e tyre nuk janë nga punë të denjë. Ka njerëz të cilët dyshojnë se organet e drejtësisë do të arrijnë të dënojnë ndonjërin për krimet e tij komplekse financiare dhe ekonomike, dhe për shkeljen e ligjit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD