Fjalimi, me të cilin dje Presidenti Rumen Radev shpalli se heq besimin e tij nga qeveria, sot është tema kryesore për të gjitha mediat bullgare.
Nën titullin kryesor “Lufta e ftohtë u bë e nxehtë” gazeta “Dnevnik” citon mendimet e dy sociologëve të njohur – Përvan Simeonov dhe Jurij Asllanov. Sipas Simeonovit me fjalimin e vet Presidenti iu ngjit majës së pakënaqësisë shoqërore, kurse sipas Asllanovit – ai jep shenjë se dëshiron të fitojë mandat të dytë në këtë post.
Në artikullin me titull “Vallëzimi i Rumen Radevit – një hap përpara, dy në anë” gazeta “Sega” komenton se me fjalë të bujshme dhe pa veprime konkrete Presidenti nuk fiton përkrahës, por përkundrazi – e humb peshën e fjalës. Sipas gazetës është e vërtetë se me fjalimin e vet Radevi fiton simpati, duke demonstruar se nuk dëshiron të ketë asgjë të përbashkët me qeveritarët aktualë. Përmend pohimin e kreut të shtetit se “të gjithë kësaj duhet t’i jepet fund”, por në të njëjtën kohë nuk u jep përgjigje pyetjeve: “Si t’i jepet fund” dhe “Çfarë duhet bërë pas kësaj”.
Në intervistë për “24 orë” ish-presidenti Georgi Përvanov komentoi se “kjo luftë ndërmjet institucioneve ul besimin në to” dhe nuk është në favor të imazhit të mirë të Bullgarisë para botës dhe investitorëve. Përvanovi kujton se për 10 vitet, në të cilat ai ka qenë president (2002-2012) ai gjithashtu ka pasur shumë grindje dhe mosmarrëveshje me përfaqësuesit e qeverive, por në marrëdhëniet me ta kurrë nuk ka kapërcyer vijën e kuqe, gjithmonë ka ruajtur tonin e mirë dhe ka folur në mënyrë të hapur me kryeministrin.
Më kritik ndaj kreut të shtetit është paraardhësi i tij Rosen Plevneliev. Sipas tij gjenerali-president ka nevojë për luftë, sepse ka një kauzë – “bën çdo të mundshme për të parandaluar aderimin e Bullgarisë në Eurozonë”.
Mediat citojnë dhe mendimin e lideres socialiste Kornelia Ninova, e cila ndan plotësisht mendimin e presidentit dhe është dakord me motivet, për të cilat ai heq besimin e vet nga qeveria e Bojko Borisovit. Duke komentuar se të njëjtat kanë qenë dhe motivet e Partisë Socialiste Bullgare për mocionin e fundit të mosbesimit ndaj kabinetit, që ishte hedhur poshtë në Kuvendin Popullor javën e kaluar, Ninova bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve, të cilat duan ndryshim.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..