Një online platformë për shpallje për punë ndihmon bullgarët e kthyer nga jashtë për të filluar përsëri jetën e tyre në atdhe. “Udhëzuesi për Bullgarinë” përfshin këshilla për dokumentet e domosdoshme, të drejtat shëndetësore dhe sigurimet etj. Gjatë paraqitjes së saj Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva vuri në dukje sa nga data një prill do të startojë një rrjet i ri në sajtin e Agjencisë së Punësimit, që do të bashkojë informacion nga të gjitha agjencitë e punësimit të vendeve nga BE-ja.
Në kuadrin e paketës sociale të parashikuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për bashkatdhetarët tanë që kthehen nga jashtë punonjësi do të mund të marrë mjete, me të cilat të paguajë qiratë e shtëpisë për shembull për një vit, ose ndonjë ndihmë tjetër. Në rastet, kur një prej anëtarëve të familjes është i huaj, ai do të ketë mundësi të vizitojë kurse në gjuhën bullgare. Deri në fillimin e muajit prill do të bëhen disa korrigjime në Kodin e Punës, të cilat të sigurojnë zhdërvjelltësinë e domosdoshme për të rinjtë, shtoi Ministrja Saçeva. Është planifikuar që të zhvillohen bursa pune online, ku punëdhënësi të takohet me bullgarët dhe të huajit që kërkojnë punë.
Sipas një studimi të zhvilluar ndër mbi 4600 veta – mbi 50 për qind prej bullgarëve, të cilët janë jashtë shtetit, kanë plane për t’u kthyer. Mirëpo, 40 për qind prej tyre hasen me vështirësi në gjetjen e informacionit të domosdoshëm, që të marrin vendim. Pikërisht për këtë shkak platforma e re do të ishte një ndihmës i vlefshëm në rrugën drejt jetës së tyre të re tek ne.
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..