A do të zhvlerësohen kursimet? A do të rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve? Këto pyetje preokupuan opinionin shoqëror bullgar pas ndryshimeve ligjore, kohët e fundit, të cilat japin mundësi që kursi i këmbimit të levës me euron të kontraktohet pas aderimit të Bullgarisë në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit ERM II (Exchange Rate Mechanism ІІ).
Në praktikë ky mekanizëm i quajtur “dhoma e pritjes për eurozonën” është procedura përmes së cilës kalon çdo shtet anëtar i BE-së i cili vendos të pranojë euron. Dallimi është se në Bullgari funksionon Bordi Valutor me kurs të fiksuar të levës kundrejt euros, ndërsa rregullat për hyrje në ERM II dhe pas kësaj në bashkimin bankar dhe në eurozonë, janë për shtete me kurs luhatës valutor. Për të garantuar se kursimet e bullgarëve do të ruhen, parlamenti vendosi që vendi të dalë nga ERM II, në se do të propozohet një kurs këmbimi i cili dallohet nga kursi i tanishëm i këmbimit të levës kundrejt euros.
Megjithëse si qeveria ashtu edhe shefi i Bankës Popullore Bullgare u përpoqën të qetësojnë shoqërinë, shqetësimet mbeten. Ditët e fundit ata u përforcuan nga deklarata e profesorit Steve Hanke i njohur tek ne si “i ati i Bordit Valutor”. Në një intervistë për Programin Horizont të Radios Kombëtare Bullgare ai ishte kategorik, se Bullgaria nuk duhet të pranojë valutën unike evropiane. Sipas tij nuk është e domosdoshme që leva të këmbehet kur kursi i euros është i fiksuar, sepse nëpërmjet Bordit Valutor, vendi ynë në praktik shfrytëzon pozitivat e eurozonës. Ai kritikoi edhe ndryshimet ligjore, duke theksuar, se nuk përjashton mundësinë të ketë ndonjë “komplot të fshehur”, me të cilin Bullgarisë t’i vihen “kushte diskriminuese” për hyrje në eurozonë.
Në përgjigje ministri bullgar i financave Vlladisllav Goranov tha, se Bullgaria nuk ka lidhur kontrata të fshehta dhe iu kundërvu tezës së profesorit Hanke, se vendi nuk duhet të aplikojë euron. Ministri rikujtoi, se euroja është valuta e dytë më të tregtuar në botë pas dollarit amerikan dhe siguroi, se leva bullgare do të mbetet me kursin e tanishëm deri në hyrjen e vendit në eurozonë dhe se nuk do të ketë zhvleftësim të kursimeve të bullgarëve.
Përvoja e shteteve me histori të përngjashme pas vënies së euros në qarkullim, nuk vlerësohet pa mëdyshje. Lituania, Letonia dhe Estonia, shtete këto të cilat shpesh jepen si shembull në Bullgari, ishin të fundit të cilat hyrën në eurozonë. “Nuk shihet rritja e çmimeve, zhvlerësimi i kursimeve dhe nuk ka momente të tjera shqetësuese” – është kategorik makroekonomisti estonez profesor Karsten Staehr.
Në të njëjtën kohë tri nga dhjetë shtete të cilat u aderuan në BE në vitin 2004, akoma nuk e kanë aplikuar euron dhe nuk kanë ndërmend që së shpejti të bëjnë këtë hap. Bëhet fjalë për Çekinë, Poloninë dhe Hungarinë. Para Radios Kombëtare Bullgare Djulla Pleshinger nga Banka Qendrore Hungareze komentoi, se euroja ka një histori të lëkundshme – 10 vitet e para përbëjnë historinë e suksesit, por pas kësaj erdhi fatkeqësia. Ai citoi një anketim sipas të cilit pas dy dekadave vetëm Gjermania dhe Holanda do të jenë “fitueset e anëtarësimit në eurozonë”.
Në dobinë e bashkimit valutor është i bindur një ekspert tjetër evropianoperëndimor Ika Koronen nga Banka Qendrore Finlandeze. Ai thekson, se “kur do të hyjë në shfrytëzim euroja, guvernatori i Bankës Kombëtare do të aderohet në Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, ndërsa në nivel ekspertësh përfaqësues të Bankës Popullore Bullgare do të marrin pjesë në komisione të ndryshme, gjë që do të thotë se do të jenë në gjendje të ndikojnë mbi vendimet në nivel të lartë”.
Mendimet janë të llojllojshme, shqetësimet – gjithashtu. Çfarë do të ndodhë që tani e tutje në Bullgari, e ardhmja do ta tregojë ...
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..
Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..
Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse..
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të..