Ekspozita “Arti dhe kulturat në Bullgari në periudhën e shekujve XVI – XVIII” e cila duhej të rregullohej në Luvër gjatë verës anulohet. Këtë e tha ministri i kulturës Boill Banov. Vendimi u miratua pas refuzimit të Kishës Ortodokse Bullgare të prezantojë artefakte të veta. Ministria dhe Akademia Bullgare e Shkencave i propozojnë Luvrit një ekspozitë të re me temë “Parahistoria – lindja dhe zhvillimi i qytetërimit të parë evropian” ose “Mesjeta e vonshme – vrull i Mbretërisë së Dytë Bullgare 1185 – 1396”. Ekspozita përgatitet që prej kohe dhe organizatorja franceze Charlotte Mory kishte takime në vitin 2019 në institucione të ndryshme bullgare. Mirëpo, Akademia Bullgare e Shkencave reagoi kundër dëshirës së Luvrit të prezantojë ekspozitën bullgare në departamentin e artit islamik.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..