Kisha Ortodokse Bullgare nuk bekoi ofrimin e artefakteve të krishtera për një ekspozitë në Luvër. Kjo është një pozitë parimore - të mos të nxiren sende nga depot kishtare jashtë vendit, përveç në rastet e përkuljeve në shenjë nderimi, tha sekretari i Sinodit, peshkopi i Mellnikut - Gerasim. Ekspozita e ardhshme në Luvër: “Arti bullgar nga shekulli i 16 deri në shekullin e 18” zemëroi drejtorin e Institutit mbi studimin e arteve në Akademinë Bullgare të Shkencave profesor Emanuill Mutafov. Ai bëri apel të mos jepen eksponatet sepse ekspozita do të renditet në Departamentin e Artit Islamik në Muzeun në Paris. Puna rreth ekspozitës së ardhshme bullgare në Luvër po vazhdon normalisht, informuan nga komisioni mbi kulturën në Parlament pas takimit të kryetarit të tij Vezhdi Rashidov me ambasadoren franceze në Sofje Florans Robin.