Qendrat kryesore ekonomike – Sofja, Plovdivi dhe Varna janë vende të preferuara për punë të mbi 1.2 mln vetave në fund të vitit 2019, tregon një analizë e Institutit për Ekonomi të Tregut. Të punësuarit në kryeqytet janë mbi 700 000, në Plovdiv ata janë 324 000, në Varna – 229 000. Shumë interesante është situata në Veliko Tërnovo, ku gjatë vitit 2019 është arritur rekord absolut i punësimit në Bullgari. Atje 80 për qind e popullsisë aktive punon, që është një dukuri e rrallë madje në plan botëror. Sa i përket arsimit, që është faktori më i madh për krijimin e vendeve të reja të punës, Sofja është para të gjitha qyteteve të tjera me më shumë të punësuar me arsim të lartë. Faktori demografik është rreziku më i madh për punësimin regjional. Një shembull i tillë është Montana, ku punësimi i popullsisë në moshë aktive ulet me 15 për qind në krahasim me një dekadë përpara dhe tani për tani nuk ka indikacione se mund të ketë ndryshim pozitiv.
Mbështetësit e Ahmed Dogan po mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm të Byrosë Qendrore Operative për të diskutuar idenë e krijimit të një partie të re, njofton BGNES. Sipas informacioneve jozyrtare, eurodeputeti Illhan Kjuçjuk po diskutohet për..
"Oevatjet për të më sulmuar për shkak se kam shpallur Ligjin për Vënien e Euros janë manipulime të sheshta, sepse nuk ka absolutisht asnjë datë në këtë ligj, ka kushte dhe procedura."Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në..
Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të organizuar nga Administrata Rajonale do të marrin pjesë Presidenti Petër Stojanov (1997-2002),..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..