Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi gjysmën e vendeve të punës në Bullgari janë në Sofje, Plovdiv dhe Varna

Foto: arkiv

Qendrat kryesore ekonomike – Sofja, Plovdivi dhe Varna janë vende të preferuara për punë të mbi 1.2 mln vetave në fund të vitit 2019, tregon një analizë e Institutit për Ekonomi të Tregut. Të punësuarit në kryeqytet janë mbi 700 000, në Plovdiv ata janë 324 000, në Varna – 229 000. Shumë interesante është situata në Veliko Tërnovo, ku gjatë vitit 2019 është arritur rekord absolut i punësimit në Bullgari. Atje 80 për qind e popullsisë aktive punon, që është një dukuri e rrallë madje në plan botëror. Sa i përket arsimit, që është faktori më i madh për krijimin e vendeve të reja të punës, Sofja është para të gjitha qyteteve të tjera me më shumë të punësuar me arsim të lartë. Faktori demografik është rreziku më i madh për punësimin regjional. Një shembull i tillë është Montana, ku punësimi i popullsisë në moshë aktive ulet me 15 për qind në krahasim me një dekadë përpara dhe tani për tani nuk ka indikacione se mund të ketë ndryshim pozitiv.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD