Para kanalit You Tube në Konferencën e Munihut për Sigurinë Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov deklaroi se Evropa, SHBA-ja dhe Kanadaja duhet të përzihen më aktive në mënyrë diplomatike në shumë konflikte ushtarake, që të arrihet paqe në Libi, Iran, Irak, Afganistan dhe kudo, ku ka probleme. Bullgaria është shumë afër edhe Detit të Zi, edhe Sirisë, edhe Libisë, edhe Iranit. Ka kontingjente ushtarake në Afganistan dhe Bosnjë e Hercegovinë, rikujtoi Kryeministri. Borisov bëri të ditur se në Konferencën e Munihut do të ndajë përvojën e vet se si Bullgaria e përballon problemin e migracionit ilegal dhe si në kufi konfiskon sasi rekord narkotikësh.
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..