Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

19 shkurti – Dita e Apostullit të Lirisë Bullgare

19 shkurti është data, në të cilën çdo vit përulemi kokë dhe mbajmë heshtje para veprës së madhërishme dhe vdekjes heroike të njërit prej luftëtarëve më të mëdhenj për çlirimin dhe prosperitetin e popullit – Vasill Ivanov Kunçev – levski. Më 19 shkurt të këtij viti mbushen 147 vjet nga kjo ditë e errët dimërore, kur e ngritën trekëmbëshin në periferitë e atëhershme të Sofjes. Me çdo vit që po kalon koha në vend që të na largon sikur shton dëshmi për përjetshmërinë e fjalëve dhe veprave të Apostullit.

Levski mbeti përgjithmonë 35 vjeç, por gjithçka e shprehur prej tij që kur ishte gjallë dihet dhe përtëritet brez pas brezi nga bullgarët si një e vërtetë e çiltër dhe të shenjtë. Edhe më sot dëshirojmë të zbulojmë njeriun Vasill Levski. Prandaj frekuentojmë shtëpinë e lindjes në qytetin Karllovo në Bullgarinë Qendrore Jugore, bëjmë homazhe dhe vendosim lule para monumentit të tij në Sofje, kalojmë rrugën e Golgotës Bullgare – nga hani në fshatin Këkrina, ku Levski u arrestua, deri në qytetin Lloveç, ku hapet procesi kundër tij, sepse u shpall armik i rrezikshëm i perandorisë osmane.

Sot në Muzeun “Vasill Levski” në qytetin Lloveç të Bullgarisë Qendrore Veriore ruhet koleksioni më i pasur i sendeve personale dhe i dokumenteve të Apostullit. Ndër të gjitha 6 mijë vlerat e luajtshme kulturore është edhe arma personale e Vasill Levskit, si dhe sende të shokëve të tij bashkëmendimtarë në Luftërat për Çlirim Kombëtar. Tematika, eksponatet e çmueshme e përcaktojnë rëndësinë kombëtare të Muzeut “Vasill Levski”. Ndërsa vet muzeu është pjesë e kartëvizitës së qytetit.

Për të shënuar përvjetorin në prag të 19 shkurtit në muze u rregullua ekspozita “Bashkëmendimtarët e Levskit në Lloveç”. Në të paraqiten portrete dhe të dhëna biografike të 14 bashkëmendimtarëve të Vasill Levskit nga qyteti Lloveç. Para 150 vitesh Lloveçi u shpall kryeqyteti revolucionar i Luftërave Nacional Çlirimtare të Bullgarisë.

"Në qytetin Lloveç Levski krijoi Komitetin e Brendshëm Qendror Revolucionar, i cili konsiderohej qeveri e përkohshme e Bullgarisë – tregon eksperti në Muzeun Regjional Historik në qytet Teodor Tonçev. – Më se 30 ishin banorët e qytetit të cilët u angazhuan në punën e Komitetit. Në ekspozitë prezantohen vetëm 14 prej tyre. Në një letër nga 19 shkurti i vitit 1872 Levski iu drejtohet anëtarëve të rinj të komitetit revolucionar me fjalët: “... emrat tuaja do të mbeten në historinë, vetëm duhet të punoni me urtësi”. Nuk do të jetë e tepruar të themi se kjo është një profeci e realizuar, sepse ata njerëz regjistruan emrat e tyre me shkronja të arta në faqet e historisë bullgare. Emrat e tyre i mbajnë rrugë, kopshte, shkolla, ndërsa në muzetë prezantohet jeta dhe vepra e tyre."

Në lidhje me përvjetorin e 147 të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski, në qytetin Lloveç organizohet dhe një program të pasur me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve kulturore. Kulmi i programit është parakalimi dhe përulje në hanin në fshatin Këkrina, ku më 28 dhjetor të vitit 1872 Levski u arrestua. Sot i vetmi dëshmitar i ngjarjeve historike është elmi shekullor në oborrin e hanit. Pasi në vitin 1997 një stuhi e rrëzoi përdhe, sot trungu është i forcuar me ndihmën e restaurimit dhe konservimit. Kështu ky trung i elmit do t’u kujtojë brezave rrugën e vështirë të Apostullit në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton festën e saj

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..

botuar më 24-11-23 7.50.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD