Një nga institucionet me më shumë rëndësi në jetën e banorëve të vendbanimit të vogël Strellça është vatra e kulturës. Themeluar në vitin 1871 ajo është ndër shoqatat e para kulturor-arsimore, që u krijuan në vend para Çlirimit nga zgjedha osmane në vitin 1878. Kjo vatër e kulturës emëruar “Prosveshtenie” (Arsimim) vjen të na sugjerojë se në fakt vatrat e kulturës edhe më sot vazhdojnë misionin e iluministëve bullgarë në shërbim dhe për të mirën e atdheut.
Themelet e kësaj vatre të kulturës iu vunë nga vet Apostulli i Lirisë Bullgare Vasill Levski, i cili disa herë e frekuentonte qytetin Strellça, gjë me të cilën banorët vendas krenohen. Gjatë njërës prej këtyre vizitave ai mbarti në hejbet libra dhe i lëri me porosinë të organizohet një bibliotekë shoqërore në të cilën të rinjtë të mblidhen për të lexuar. Kjo bibliotekë e parë ishte paraardhësi i vatrës së kulturës “Prosveshtenie 1871”. Ajo është një krenari për banorët e këtij vendbanimi malor. Është tepër përfaqësive edhe godina e saj që ngrihet në sheshin qendror “Druzhba” (Miqësi).

Vatra e kulturës përveç bibliotekës dhe sallës së leximit disponon edhe një sallë të madhe për koncerte, dhoma të makijazhit, disa salla të vogla për prova dhe veprimtari të ndryshme shoqërore. “Banorët e qytetit Strellça janë atdhetarë. Krenohemi me historinë e lashtë për të cilën mund të tregohet orë të tëra me radhë” – shpjegon Mariana Njagollova e cila 25 vjet është sekretare e vatrës së kulturës.
"Në se nuk janë amatorët artistikë në qytet dhe dëshira e tyre për të krijuar edhe vatra e kulturës nuk do të ekzistonte. Më se 150 janë amatorët artistikë në qytet, banorët e përhershëm të të cilit janë përafërsisht 4500 veta. Vetëm në shfaqjen që organizojmë me rastin e festës së qytetit çdo vit në fund të korrikut, marrin pjesë më se 100 njerëz – që nga fëmijë në moshën parashkollore deri në pleq 90 vjeçar. Gjatë viteve të ndryshimeve ekonomike në vend, vatra e kulturës kishte momente tepër të vështira. Shteti pothuajse u abdikua nga kultura dhe vetëm në sajë të punës së njerëzve vetëmohues, arritëm të ruajmë vatrën tonë të kulturës. Megjithë mos kamjen vatra e kulturës filloi të rimëkëmbet. Banorët, sidomos më të rinjtë, filluan të vijnë me dëshirë të formohen grupe të reja. Në qytet ka shumë këngëtarë, valltarë, nuk mundojnë edhe muzikantë. Prandaj kërkuam udhëheqës artistikë në vendbanimet e përafërta të cilët e përqafuan idenë të vijnë në Strellça që të drejtojnë grupet tona amatore artistike. Për ta vatra e kulturës siguron honorarë të vogël kështu që të mbulojnë të paktën shpenzimet e transportit. Me ndihmën e këtyre udhëheqësve krijuam tre grupe këngëtarësh të cilët janë në nivel të lartë, pothuajse profesional. Të gjithë amatorët artistik janë shumë ambicioz.

Më të moshuarit kërkojnë këngë të vjetra nga rajoni i qytetit Strellça – vazhdon Mariana Njagollova. – Kemi një grup i cili interpreton vetëm folklor origjinal, një formacion tjetër interpreton vetëm këngë të vjetra të qytetit. Njerëzit e kanë të qartë, se financat janë të kufizuara, por të paktën një herë në vit ata prezantohen në ndonjë prej festivaleve të mëdha në vend, ngandonjëherë edhe jashtë shtetit."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në..
Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për..