Ateshhan Juseinov ka marrë arsimin e vet në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven. I përkushtuar kitarës, ai u bë i njohur si anëtar i formacionit "fusion" “Zone C”. Bashkë me Petër Rallçevin /fizarmonikë/ dhe Stojan Jankullovin-Stunxhi /bateri/, themeloi trion “Zig-Zag”. Rezultati nga bashkëpunimi i tyre i shkëlqyer është albumi “Kur bletët mbledhin mjaltë”.
Ivo Papazov - Ibrjama /klarinetë/ – një instrumentist jashtëzakonisht i talentuar dhe i njohur, e ftoi Ateshhan Juseinovin në projektin “Panair” (Fairground), i cili fitoi dekoratën e BBC-së për "world music" gjatë vitit 2005. Ateshhan ka marrë pjesë dhe në projekte të shumta ndërkombëtare, mes të cilave "Balkan Khans". Në këtë sfidë muzikore marrin pjesë artistë prej katër brezave - virtuozi i violinës Venci Takev, kampioni botëror për dy herë me radhë në beatbox Aleksandër Dejanov SkilleR, kompozitori Nikollaj Ivanov, i cili u bie disa instrumenteve, dhe mjeshtri i gajdes dhe i daulles Koljo Ivanov.
Përpara pak kohe Ateshhan Juseinov incizoi albumin e vet solo, të titulluar "Strange Suite" (“Suita e çuditshme”). Producent është Dimitër Panev – një bullgar i cili jeton në Gjermani. Në sajë të tij albumi Strange Suite është bërë nga "Riverboat Records" në lidhje me përvjetorin e 30-të të kompanisë muzikore. Albumi i kushtohet themeluesit të "Riverboat Records" Phil Stanton, i cili ka qenë një adhurues i madh i muzikës së Ateshhan Juseinovit. Ja se çfarë tregon vetë kitaristi për projektin e tij:
“Albumi është për kitarë, me qenë se e vendosëm me producentin tim të hyjmë më aktivisht në festivalet evropiane për kitarë të "muzikës world". Pjesët në album janë dhjetë, ku shumica prej tyre i kam incizuar gjatë viteve të kaluara. Në të kam ftuar miq-muzikantë të ndryshëm. Emrin e albumit e jep një nga këngët në të. Ajo është me një tingëllim ballkanik, vende-vende ka dhe suing. Aleksandër Dejanov SkilleR është mes miqve të posaçëm. Me të kemi punuar para kohe dhe në projekte të tjera, por tani vendosëm se kitara në kombinim me beatbox-in tingëllon në mënyrë origjinale. SkilleR me shumë mjeshtëri riprodhon tingëllime të instrumenteve të ndryshme, jo vetëm ato të perkusionit. Kështu që të dy në të njëjtën skenë gjithmonë provokojmë interes të madh si tek ne ashtu dhe jashtë vendit”.
Në albumin "Strange Suite" një rol shumë të rëndësishëm vokal ka dhe bashkëshortja e kitaristit, këngëtarja Venera Todorova. Ajo merr pjesë në dy pjesa. Dy muzikantë të tjerë shumë të njohur po kështu japin kontributin e vet në projekt - Kostadin Gençev /fyell/ dhe Stojan Jankullov-Stunxhi /bateri/.
Gjatë vitit 2020 albumi do të prezantohet në të gjitha festivalet e mëdha tek ne – në Forumin e xhazit në qytetin Stara Zagora, në Festivalin e xhazit në Bansko, në festat e arteve “Apollonia” në Sozopol dhe "Jazz Fest" - Ruse.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaGjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..
Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...
Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën..
Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin..