Sot në orën 09.00 në mëngjes në Aeroportin e Sofjes filloi një trajnim për reaksione në raste dyshimi për persona të infektuar me koronavirusin COVID – 19. Në orën e njëjtë Kryeministri Borisov kishte thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të qeverisë, por ajo u zhvillua dje pasdreke dhe tashmë ka masa të shënuara për parandalimin e epidemisë eventuale të koronavirusit.
Duke pasur parasysh koordinimin e veprimeve në këtë drejtim u krijua një shtab kombëtar me në krye shefin e Akademisë Ushtarake Mjekësore, në të cilin bëjnë pjesë nëpunës të lartë të Ministrive të Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme. Bullgarëve, të cilët mbërrijnë në vend nga shtete të ndryshme, u ishte bërë apel për t’u mbetur në karantinë në vazhdim të 14 ditëve. Që nga sot edhe pasagjerët që mbërrijnë nga Italia në Aeroportin e Sofjes do të plotësojnë një kartë-anketë para një inspektori të shëndetësisë. Në pikëkalimet e kufijve tokësorë dhe detarë dërgohen ekipe me termometra mobilë, si ato në kufijtë ajrorë.
Qytetarëve do t’u bëhen analiza vetëm po të ketë simptoma të qarta të sëmundjes. Deri tani në vend janë bërë 30 analiza të tilla dhe të gjitha ato janë me rezultate negative për ekzistencën e koronavirusit.
Simptomat e sëmundjes përfshijnë temperaturë të lartë dhe pneumoni në fazë fillestare – këto janë kushte të rëndësishme që t’u bëhen analiza pasagjerëve, sepse vetëm atëherë ka të ngjarë që rezultatet të jenë pozitive. Në rast të kundërt rezultatet gjithmonë do të jenë negative, shpjegoi drejtori i Qendrës Kombëtare për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare prof. Todor Kantraxhiev.
Ai nënvizoi se provat e gjakut merren vetëm në spital sipas instruksioneve të mjekut dhe dërgohen për analizë në Laboratorin Kombëtar Referent. Qytetarët dhe spitalet nuk paguajnë asgjë për këtë, sepse mjetet sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Arsimit u rekomandon shkollave për të kufizuar udhëtimet lidhur me pjesëmarrje në programe dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare. Ministria e Sportit gjithashtu duhet të vendosë nëse t’i shtyjë kampionatet po të regjistrohen raste të sëmundjes. Të gjithë të angazhuarit me masat preventive duhet të veprojnë pa u krijuar panik, duke informuar njerëzit se si të ruhen nga virusi.
Për reaksionin urgjent të autoriteteve ka arsye serioze dhe masat preventive janë marrë në një moment të shqetësimeve serioze për përhapjen e virusit të ri “korona” në Evropë. Shumica e të sëmurëve janë në Kinën e largët, por ka edhe në vende më të afërta, si Koreja e Jugut, Italia dhe Irani.
Në rajonet e Italisë që janë prekur nga koronavirusi banojnë rreth 15 000 bullgarë. Që dje Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandoi bashkatdhetarëve tanë për të udhëtuar vetëm në rast urgjent në rajonet e Italisë së Veriut. Sa i përket Kinës indeksi i riskut i udhëtimeve ishte rritur në nivelin e tij më të lartë 5, gjë që do të thotë paralajmërim për pezullimin e të gjitha udhëtimeve dhe për largim të menjëhershëm nga vendi.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu. Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të..