Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mobilizim i plotë në Bullgari për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Foto: BGNES

Sot në orën 09.00 në mëngjes në Aeroportin e Sofjes filloi një trajnim për reaksione në raste dyshimi për persona të infektuar me koronavirusin COVID – 19. Në orën e njëjtë Kryeministri Borisov kishte thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të qeverisë, por ajo u zhvillua dje pasdreke dhe tashmë ka masa të shënuara për parandalimin e epidemisë eventuale të koronavirusit.

Duke pasur parasysh koordinimin e veprimeve në këtë drejtim u krijua një shtab kombëtar me në krye shefin e Akademisë Ushtarake Mjekësore, në të cilin bëjnë pjesë nëpunës të lartë të Ministrive të Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme. Bullgarëve, të cilët mbërrijnë në vend nga shtete të ndryshme, u ishte bërë apel për t’u mbetur në karantinë në vazhdim të 14 ditëve. Që nga sot edhe pasagjerët që mbërrijnë nga Italia në Aeroportin e Sofjes do të plotësojnë një kartë-anketë para një inspektori të shëndetësisë. Në pikëkalimet e kufijve tokësorë dhe detarë dërgohen ekipe me termometra mobilë, si ato në kufijtë ajrorë.

Qytetarëve do t’u bëhen analiza vetëm po të ketë simptoma të qarta të sëmundjes. Deri tani në vend janë bërë 30 analiza të tilla dhe të gjitha ato janë me rezultate negative për ekzistencën e koronavirusit.

Simptomat e sëmundjes përfshijnë temperaturë të lartë dhe pneumoni në fazë fillestare – këto janë kushte të rëndësishme që t’u bëhen analiza pasagjerëve, sepse vetëm atëherë ka të ngjarë që rezultatet të jenë pozitive. Në rast të kundërt rezultatet gjithmonë do të jenë negative, shpjegoi drejtori i Qendrës Kombëtare për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare prof. Todor Kantraxhiev.

Ai nënvizoi se provat e gjakut merren vetëm në spital sipas instruksioneve të mjekut dhe dërgohen për analizë në Laboratorin Kombëtar Referent. Qytetarët dhe spitalet nuk paguajnë asgjë për këtë, sepse mjetet sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Arsimit u rekomandon shkollave për të kufizuar udhëtimet lidhur me pjesëmarrje në programe dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare. Ministria e Sportit gjithashtu duhet të vendosë nëse t’i shtyjë kampionatet po të regjistrohen raste të sëmundjes. Të gjithë të angazhuarit me masat preventive duhet të veprojnë pa u krijuar panik, duke informuar njerëzit se si të ruhen nga virusi.

Për reaksionin urgjent të autoriteteve ka arsye serioze dhe masat preventive janë marrë në një moment të shqetësimeve serioze për përhapjen e virusit të ri “korona” në Evropë. Shumica e të sëmurëve janë në Kinën e largët, por ka edhe në vende më të afërta, si Koreja e Jugut, Italia dhe Irani.

Në rajonet e Italisë që janë prekur nga koronavirusi banojnë rreth 15 000 bullgarë. Që dje Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandoi bashkatdhetarëve tanë për të udhëtuar vetëm në rast urgjent në rajonet e Italisë së Veriut. Sa i përket Kinës indeksi i riskut i udhëtimeve ishte rritur në nivelin e tij më të lartë 5, gjë që do të thotë paralajmërim për pezullimin e të gjitha udhëtimeve dhe për largim të menjëhershëm nga vendi.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD