Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja përsëri këmbënguli që BE-ja të mos të vonojë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut

Foto: EPA/BGNES

Në konferencën “Nga Selaniku deri në Zagreb”, të organizuar nga Ministria e Jashtme greke në përkrahje të perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva paralajmëroi se metodologjia e re për bisedime e Komisionit Evropian nuk duhet të vonojë fillimin e negociatave për aderimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Ministrja nënvizoi po kështu se me rëndësi të madhe për integrimin evropian të vendeve nga regjioni është zbatimi i marrëveshjeve të fqinjësisë, të cilat ato i kanë nënshkruar, që t’i tregohet Brukselit, që të gjitha çështjet e hapura me vendet fqinje janë zgjidhur.

Në një koment të bërë para Radios Kombëtare Bullgare për ngjarjen në Selanik, gazetari dhe njohës i mirë i regjionit  Kostadin Filipov këmbënguli, që interesi kombëtar i Bullgarisë duhet të ruhet nëpërmjet traktateve, të cilat ajo i ka nënshkruar, dhe pjesërisht nëpërmjet këtij për fqinjësi të mirë dhe miqësi dhe bashkëpunim me Maqedoninë Veriore. Në lidhje më këtë, Filipov rikujtoi se Komisioni i Përzier i krijuar në bazë të kësaj marrëveshjeje midis Sofjes dhe Shkupit aktualisht në praktikë nuk punon.

Kurse pyetjes nëse është optimist për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gazetari iu përgjigj:

“Jam optimist për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, por më duket  se aksenti duhet të vihet mbi provën e Greqisë të kthejë vendin e vet si shtet, i cili në territorin e Evropës Juglindore  është më i interesuar dhe e lëviz më aktivisht procesin e afrimit të shteteve nga Ballkani Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.”

Filipov mendon se tani Greqia po bën provë të kthehet në vendin, të cilin e zinte akoma që në fillim të shekullit të 21, kurse kjo e shqetëson atë:

“Shqetësohem se Presidenca aktuale e Kroacisë, pavarësisht nga të gjitha qëllimet e mira që të arrihet një rezultat konkret në takimet e ardhshme në fund të muajit mars në Bruksel dhe gjatë muajit maj në Zagreb, do të jetë nën hijen e përpjekjeve greke t’u japin përkrahje vendeve nga Ballkani Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian...Duhet të shohim sesi vepron Greqia, që të të afirmojë rolin e vet si një lider në Evropën Juglindore sa i përket integrimit evropian.”

“Do t’u japë dhe një prognozë optimiste - tha analisti. Me të vërtetë  më 26 dhe 27 mars do të ketë edhe një shtytje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Tirana dhe Shkupi do të marrin një farë kompensimi për mossuksesin nga tetori i vitit të kaluar, duke u dhënë data për fillimin e negociatave. Kur do të jetë kjo datë, nuk mund të prognozoj, por nga Parisi vijnë sinjale, se aty e pranojnë ekuilibrin në metodologjinë e re midis interesave franceze dhe dëshirës së pjesës më të madhe të vendeve në Bashkimin Evropian që zgjerimi të përfshijë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.”  

Në takimin e Selanikut përfaqësuesit e Komisionit Evropian ripohuan mendimin e tyre se duhet të fillojnë bisedime me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe me Republikën e Shqipërisë për aderimin e tyre. Ky do të jetë dhe përfundimi i raporteve vjetore për përparimin e vendeve, botimi i të cilave pritet që javën e kaluar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD