Prej disa ditësh sistemi elektronik për mbledhjen e taksave rrugore TOL ndodhet nën sulmet e ashpra të hakerëve, njoftoi profesori Oleg Asenov nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Kjo ndodh pasi u njoftua se kamerat e sistemit TOL do të ndihmojnë punën e Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Dogana. Kjo do të bëhet pas lidhjes së sistemit TOL me sistemet elektronike të të dy institucioneve. Agjencia Shtetërore e Sigurimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Luftimit të Krimit të Organizuar analizojnë nga ku vijnë sulmet. Megjithë kontrollimet të gjitha shërbimet e ofruara nga sistemi TOL ekzistojnë dhe punojnë normalisht, njoftuan nga agjencia rrugore.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..