Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët këmbyen qindra milion leva në euro

Foto: EPA/BGNES

Pas informacioneve se mund të ketë ndryshim në këmbimin e levës me eron bullgarët reaguan duke i kthyer levat e tyre në euro. Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare për depozitimet e familjeve tregojnë, se ka ulje në depozitimet në leva me më se 352 milion leva dhe rritje në depozitimet në euro me më se 250 milion. Depozitimet në leva në bankat u ulën me pothuajse 1.2 miliard leva, përderisa depozitimet në euro u shtuan me 350 milion. Në janar të vitit 2020 depozitimet e sektorit joqeveritar në sistemin bankar bullgar ishin në përmasë më se 42 milion euro ose 66.2 për qind nga produkti i parashikuar i brendshëm bruto. Rritja vjetore e kursimeve është 7.9 për qind në sfondin e rritjes një muaj më parë me 9.7 për qind.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një avion është gati të fluturojë për të evakuuar bullgarët nga Libani

Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të bullgarëve atje. Kështu i është raportuar kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev të hënën në mëngjes..

botuar më 24-09-30 11.27.PD
Evtim Milloshev

Një sezon veror rekord, por edhe probleme në rritje raportohen në turizëm

Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..

botuar më 24-09-30 9.12.PD

Për herë të parë që nga viti 1985, drejtimi i të dhënave demografike po ndryshon

Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..

botuar më 24-09-29 10.05.PD