Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje e lindshmërisë në Bullgari edhe gjatë vitit 2019

Foto: BGNES

Numri i lindjeve në Bullgari po vazhdon të ulet edhe gjatë 2019-ës, tregojnë të dhënat e Arkës Kombëtare të Shëndetësisë. Gjatë vitit 2019 në Bullgari kanë lindur 54 762 foshnja. Në vitin 2018 - 55 796 , në vitin 2017 - 58 237. Po rritet përqindja e lindjeve sekcio cezarea. Gjatë vitit 2019 47.35% prej nënave kanë lindur me operacion kundrejt 46.90% gjatë vitit 2018. Lindjet janë realizuar në 107 spitale. Në 16 prej tyre numri i foshnjave të lindura është nën 100, sa është minimumi i parashikuar për veprimtarinë e spitalit sipas standardeve mjekësore. Këto janë kryesisht spitale bashkiake në vendbanimet e vogla, si Berkovica, Kavarna, Bllçik, Levski, Çerven Brjag etj. Në vitin 2018 në 13 spitale ka pasur nën 100 lindje.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD

Kompania “Lukoil” rezervon të drejtën për mbrojtje ligjore të interesave të saj në Bullgari

Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..

botuar më 25-11-19 6.05.MD

Shumica e investimeve direkte janë nga Holanda

Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..

botuar më 25-11-19 5.34.MD