Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për 3 marsin si festë kombëtare dhe si një fillim i ri

Monumenti i Lirisë në majën Shipka në malin Stara Pllanina
Foto: arkiv

3 marsi u shpall festë kombëtare e Bullgarisë me vendim të Kuvendit Popullor më 5 mars 1990. Këtë ditë në vitin 1878 në qytetin Shën Stefani (lagja e sotme e Stambollit Yeşilköy) u nënshkrua Traktati i Paqes mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane, me të cilën iu vu fund luftës mes tyre dhe filloi rimëkëmbja e shtetit bullgar pas zgjedhës pesëshekullore osmane.

Megjithëse 3 marsi shënohet si festë kombëtare e Bullgarisë nga pothuajse 30 vjetësh ende ka debate nëse pikërisht kjo është data më e përshtatshme historike për simbol të festës së kombit tonë.

Pa dyshim Lufta Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878) dhe pasojat e saj janë fryt i interesave të Fuqive të Mëdha nga shekulli XIX – Britania e Madhe, Austro-Hungaria, Rusia, Franca, Gjermania dhe Italia. Katër muaj pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit, në Kongresin e Berlinit në mes të vitit 1878 ato i rishikuan klauzolat e tij dhe e ndanë Bullgarinë, duke shkëputur territore të saj në dobi të shteteve të saj fqinje.

Pikërisht ky është shkaku që shumë bullgarë të mendojnë se si festë kombëtare duhet të shënohet data e Bashkimit të Bullgarisë, ose shpallja e Pavarësisë. Argumentet janë se edhe dy ngjarjet janë vepër bullgare pa pjesëmarrje të huaj. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë faktin se pa Çlirimin nuk do të kishte as Bashkim, as Pavarësi.  

Faktikisht Dita e Çlirimit të Bullgarisë u festua për herë të parë më 19 shkurt 1879 (më 3 mars që nga viti 1917, pas vendosjes së Kalendarit Gregorian në vitin 1916) në kryeqytetin tonë të vjetër Tërnovo, ndërsa që nga viti 1888 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore festohej si Dita e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke. Në vazhdim të viteve pas kësaj festa neglizhohej. Që në vitin 1978 me rastin e përvjetorit të 100 të Çlirimit dita u shënua një herë. Dhjetë vjet më vonë u shpallë si festë zyrtare, ndërsa që nga viti 1991 e shënojmë si festë kombëtare.

Çfarë do të thotë për ne, bullgarët e sotëm, data 3 mars?

Që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje duhet të kthehemi vite përpara dhe të ndiejmë atmosferën e shekullit XIX. Për Ballkanin kjo ka qenë një periudhë kthese – me kryengritje dhe luftëra për pavarësi. Jehona e rrymave dhe ideologjive kombëtare në Evropë u dëgjua edhe në Perandorinë Osmane. Si shumë popuj të tjerë ballkanikë edhe Bullgaria nisi rrugën e lirisë. Lëvizja nacionalçlirimtare arriti kulmin e vet në vitin 1876, kur shpërtheu paraprakisht Kryengritja e Prillit dhe u shua me shumë gjak. Mirëpo viktimat nuk ishin të pakuptimshme.Zgjimi i bullgarëve tashmë ishte fakt.

Pas kësaj prove për revolucion Evropa përqendroi vëmendjen e vet përsëri te Ballkani, por tashmë në tryezë u shtrua edhe çështja bullgare.

Rusia, e cila që prej shumë kohe kërkonte mundësi për revansh pas Luftës së Krimeas (1853-1856), vendosi të sulmojë Perandorinë e dobësuar Osmane. Më 24 prill 1877 filloi lufta e 12 me radhë ruso-turke.

Për fitoren kontribuoi shumë edhe heroizmi i madh i bullgarëve. Në përkrahje  të Ushtrisë Ruse luftuan vullnetarët bullgarë – të ashtuquajturat opëllçenas. Ata morën pjesë në një sërë betejash, duke përfshirë atë të Grykës Shipka (21-26 gusht të vitit 1877). Aty rusët dhe bullgarët e penguan kundërsulmin e Sylejman Pashës drejt Bullgarisë Veriore. Pas fitores te qyteti Pleven (dhjetor 1877), ku ushtria e mareshalit Osman Pashë kapitulloi, komanda ruse planifikoi kalimin dimëror përmes malit Ballkan. Të gjithë ekspertët ushtarakë konsideruan operacionin si të pamundshëm, por ai u kurorëzua me sukses me ndihmën e bullgarëve. Ushtria Ruse përparonte në jug dhe korrte fitore vendimtare. Më 3 mars të vitit 1878 (më 19 shkurt sipas stilit të vjetër kalendarik) u nënshkrua varianti paraprak i Traktatit Paqësor të Shën Stefanit, i cili i siguroi Bullgarisë një bashkim të përkohshëm kombëtar. Mirëpo, në fakt fati i trojeve bullgare u vendos definitivisht në Kongresin e Berlinit në korrik të vitit 1878, ku u materializuan bisedimet prapa perdes dhe kompromiset midis Fuqive të Mëdha, por kjo nga ana e vet hapi faqen e luftërave për bashkimin kombëtar. Ja përse 3 marsi nuk duhet të konsiderohet vetëm si një datë, ku ka përfunduar Lufta Ruso-Turke, ku bullgarët kanë pasur një pjesëmarrje të kufizuar. 3 marsi është data e rilindjes së lirisë bullgare. Është kaluar rruga e vështirë pesëshekullore drejt formimit të shtetit të tretë bullgar. Kjo është data që e vë fillimin e ri të Bullgarisë dhe na çon në fillimin e një rruge tjetër jo më pak të veshtie, përsëri plot shumë vështirësi, por edhe shumë suksese.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD