Konakët Agushevi janë një ansambël i jashtëzakonshëm prej godinave të banimit dhe ndërtesave agrare, të cilët përbëjnë kalanë më të madhe të fiseve të tipit mesjetar në malin Rodope. Gjenden në qendrën e fshatit Mogilica, në bregdetin e pjerrët të lumit Arda.
3 mjeshtër bullgarë e kanë ndërtuar kompleksin në fillim të shekullit të 19 për sundimtarin vendas Agush Aga dhe 3 djemtë e tij. Pjesa e parë ka përfunduar gjatë vitit 1825, kurse pjesa e dytë gjatë vitit 1843. Për të fundit dëshmon një mbishkrim të një pllake prej guri, të vendosur në hyrjen e njërës prej godinave.
Gjashtë breza kanë jetuar në konak deri në vitin 1949, kur familja ka qenë e shpërngulur në Bullgarinë Qendrore dhe Veriore dhe konakët Agushevi janë bërë pronë e shtetit. Por pas vitit 2000 shteti ua ka kthyer konakun trashëgimtarëve të Salih Agasë /nip i Agush Agasë/. Konakët Agushevi të cilat janë shpallur për një monument me një rëndësi kombëtare janë të restauruar dhe të kthyer në një muze etnografik.
Eli Andreeva, kuratore në kompleks, i pret vizituesit përpara portave të mëdha të konakut.
“Konakët Agushevi janë një kompleks prej disa godinave. Dy janë banesat bazë, ka dhe një pjesë të ndarë për banimin e shërbëtorëve. Ka 3 oborre, çdo një prej të cilave disponon një pus të veçantë. Sipërfaqja e përgjithshme e konakut është 3266 metra katrorë. Ndërtesa disponon 221 dritare, dyert janë 86 dhe kudo janë origjinale, bile bravat e disave prej tyre punojnë akoma shumë mirë dhe pa problem. Oxhakët janë 24 në numër sepse në çdo dhomë ka vatër.
Familja e Agush Agasë ka qenë mjaft e arsimuar. Ata kanë udhëtuar shpesh dhe kanë bërë tregti, për shkak të së cilës kanë ditur dhe gjuhë të huaja. Kanë pasur mbi 12 mijë kokë dhensh, të cilët gjatë verës kanë qenë në kullotë nëpër shpatat e Rodopeve, kurse gjatë periudhës së dimrit i kanë dërguar në Egje - diçka tepër karakteristike për këtë rajon të Bullgarisë”.
Shtëpia dhe oborret janë të vendosura në një harmoni të plotë me natyrën e shkëlqyer rodopëse. Fytyra - hyrja kryesore e konakut është e kthyer nga lindja dhe nga jugu.
Hapësirat e gjera - dhomat e mëdha dhe korridoret e gjera, janë karakteristike për këtë kompleks arkitekturor. Eli Andreeva na fut në dhomën e parë në katin e parë – një hapësirë e gjerë, nga e cila hyhet në disa dhomë:
“Dy nga dhomat janë të përshtatura për depo. Në një gropë të thellë kanë vënë djathin e deleve të piqet, kurse në një depo tjetër kanë ruajtur gjalpin dhe qumështin. Muret e trasha prej guri mbajnë gjatë gjithë vitit një temperaturë të ulët, me fjalë të tjera këto dhoma kanë qenë njëfarë frigoriferësh për familjen.”
Në katin e dytë ka jetuar familja. Këtu dhomat janë të një tipi, por janë me ndryshime të vogla. Në çdo dhomë ka vatër dhe musandra – të ashtuquajturat gardërobë. Një gjë tjetër karakteristike për çdo një dhomë është hamami ose banja. Në disa nga dhomat ka dhe nevojtore të brendshme, gjë e cila ka qenë luks i madh për atë kohë.
Konaku ka dhe kat të tretë. Këtu familja ka pritur miqtë dhe tregtarët. Në këtë kat të konakut ka një dhomë në të cilën kanë vendosur miqtë më të rëndësishëm. Janë shqyrtuar çështje tregtare dhe janë marrë vendime të rëndësishme për biznesin. Kjo dhomë quhet qoshku i madh. Interesantja në këtë dhomë është se ka një vend sekret – një dhomë tjetër, nga e cila kanë përgjuar bisedat me miqtë e rëndësishëm. Në fakt dera e kësaj dhome është e përbërë prej një dollapi me rafte.
Konaku përfundon me një kullë të rrumbullakët me vrima në murin prej guri, kurse fare lart ka një dhomë të pikturuar shumëngjyrëshe. Kompozicioni i murit lindor është një nga arritjet më të mëdha të mendimit arkitekturor bullgar. Për shkak të pamjes së vet madhështore, shpesh konaku Agushevi është krahasuar me kështjellat nga mesjeta e vonë pa analog në Gadishullin Ballkanik.
Konaku është një destinacion interesant turistik jo vetëm për turistët bullgar, por dhe për shumë turistë të huaj – turq, grek, anglezë, gjermanë dhe spanjollë. Kështu që në qoftë se keni kohë të lirë, mund të vizitoni këtë vend në Rodopet, kurse këtu afër ka akoma se çfarë të shikohet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..