Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtimet në Itali lejohen vetëm për shkaqe të arsyeshme

MPJ
Foto: arkiv

Ministria e Punëve të Jashtme rriti indeksin e rrezikut për udhëtimet në Itali deri në shkallën 4. Paralajmërimi është se bullgarët nuk duhet të udhëtojnë në të gjitha rajonet e Italisë, pasi Roma shpalli masa kundër koronavirusit për të gjithë territorin e vendit. Deri tani masat kufizuese ishin në fuqi vetëm për “zonën e kuqe” në Lombardi dhe në 14 qarqe veriore.

Deri më 4 prill udhëtimet do të lejohen vetëm në se ka shkaqe të arsyetuara shëndetësore apo të lidhura me punën, apo për çështje të rëndësishme familjare, paralajmëruan autoritetet. Në se shtetasit bullgarë kanë nevojë për ndihmë, ata mund të lidhen me Ambasadën e Bullgarisë në Romë dhe me Konsullatën e Përgjithshme në Milano.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD