Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit pranë qeverisë thirrur nga kryeministri Bojko Borisov u diskutua situata rreth koronavirusit në Bullgari. U evidentua reagimi i shpejtë i industrisë i apelit për prodhimin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse. Kryeministri alarmoi, se eksporti ilegal i maskave vazhdon. Si shembull ai tregoi eksportin e ndërprerë ilegal më 10 mars të 7500 maskave, ndërsa gjatë natës së 10 duke u gdhirë 11 mars – të 20 mijë maskave. Kryeministri bëri apel të ruhet qetësia dhe të mos destabilizohet  ekonomia me veprime të paparashikuara. Shtabi i Krizës për kronavirusin rekomandon masa më të zhdërvjellëta në krahinat ku nuk ka vatra të virusit. Aty ku janë të regjistruara raste të kronavirusit si Sofja, Pleven, Gabrovo procesi mësimor do të vazhdojë dhe ai do të ndërpritet vetëm në se në shkollën përkatëse ka ndonjë rast të regjistruar të koronavirusit. Biletat për kinema dhe teatër do të shiten vetëm në një vend, ndërsa publiku nuk duhet të tejkalojë 250 veta. 
Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë. Aktualisht, pothuajse nuk ka nxënës bullgar që të mos përdorë ChatGPT kur përgatit detyrat e shtëpisë...
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri të ditur ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, në një deklaratë për gazetarët në Sozopoll..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..