Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit pranë qeverisë thirrur nga kryeministri Bojko Borisov u diskutua situata rreth koronavirusit në Bullgari. U evidentua reagimi i shpejtë i industrisë i apelit për prodhimin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse. Kryeministri alarmoi, se eksporti ilegal i maskave vazhdon. Si shembull ai tregoi eksportin e ndërprerë ilegal më 10 mars të 7500 maskave, ndërsa gjatë natës së 10 duke u gdhirë 11 mars – të 20 mijë maskave. Kryeministri bëri apel të ruhet qetësia dhe të mos destabilizohet ekonomia me veprime të paparashikuara. Shtabi i Krizës për kronavirusin rekomandon masa më të zhdërvjellëta në krahinat ku nuk ka vatra të virusit. Aty ku janë të regjistruara raste të kronavirusit si Sofja, Pleven, Gabrovo procesi mësimor do të vazhdojë dhe ai do të ndërpritet vetëm në se në shkollën përkatëse ka ndonjë rast të regjistruar të koronavirusit. Biletat për kinema dhe teatër do të shiten vetëm në një vend, ndërsa publiku nuk duhet të tejkalojë 250 veta.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..