Për 2 vjet e gjysmë nga mandati i qeverisë ShBA-ja i siguruan Bullgarisë ndihmë ushtarake për më se 87 milion e 237 mijë dollarë. Ndihma në fjalë përbën pajisje ushtarake, automobila të specializuara, pjesa ndërrimi, dronë, mjete komunikuese, pajisje navigimi, parashute. Këtë e tha në parlament ministri ushtarak Krasimir Karakaçanov. Krahas këtyre mjeteve u sigurua financim për trajnimin e 371 specialistëve ushtarakë. Me ato të dhëna ministër Karakaçanov hodhi poshtë vërejtjet e Partisë pro ruse “Ataka” se ushtria u kthye në “xhandarmeri” dhe nuk ka armatimin e domosdoshëm “të cilin duhet të ketë si shpërblim për kontributin e saj në mbrojtjen e përbashkët të NATO-së”.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..