Kryqi i Kuq Bullgar hap një fond kombëtar për grumbullimin e mjeteve. Paratë janë për Shtabin Kombëtar për Luftimin e Koronavirusit, për blerjen e materialeve dhe medikamenteve të ndryshme dhe për sigurimin e ndihmës për të sëmurët. Mjetet do të grumbullohen nëpërmjet SMS 14 66, në mënyrë bankare, ose online. Jam i bindur se populli bullgar përsëri do të tregojë mirësi, tha para Radios Kombëtare Bullgare Hristo Grigorov, shefi i Kryqit të Kuq Bullgar. Spitali “Pirogov” mori nga Kryqi i Kuq dy çadra të specializuara. Ato tashmë janë të ngritura para qendrës urgjente dhe përdoren për orientimin e pacientëve që hyjnë në spital, tha Grigorov. Megjithë krizën me koronavirusin Kryqi i Kuq Bullgar po vazhdon programin në ndihmë të 320 000 njerëzve të moshuar nevojtarë me produkte ushqimore, shtoi Grigorov.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..
Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..
Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e..
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të..